Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin kur një anije është përplasur në urën e Bruklinit të Nju Jorkut.
Si pasojë, përveç dëmeve materiale, nga kjo përplasje kanë mbetur të vdekur dy anëtarë të ekuipazhit dhe disa të tjerë të lënduar.
Bëhet fjalë për Cuauhtemoc, një anije trajnimi e akademisë meksikane me 277 persona në bord.
Son of a bitch! A boat just got taken out by a very busy Brooklyn Bridge! Hope everyone’s okay, both in the boat and on the Bridge!!!
— bluebonnetdem NO FUCKS LEFT💙🐾 (@McElroyMarra) May 18, 2025
pic.twitter.com/gHcj8uqq0v
Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi që anija të devijonte nga kursi, por autoritetet kanë bërë të ditur se anija sapo kishte dalë nga një skelë në Manhatan dhe supozohej se ishte nisur drejt detit, jo drejt urës.
Cuauhtemoc është rreth 90 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë, sipas marinës meksikane. Ajo u ndërtua në Spanjë dhe lundroi për herë të parë në 1982.
Anija ishte planifikuar të vizitonte 22 porte në 15 vende për një total prej 254 ditësh, 170 prej tyre në det.