KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë
Rajon

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë

Kosova News
Kosova News 23:25 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare në Serbi. Në pjesën raportit ku përmenden shqiptarët, Parlamenti Evropian vlerëson se pasivizimi i mijëra adresave të shqiptarëve nga Serbia është zbatim kufizues dhe arbitrar i ligjit.

Nëse në tërësi nuk po arrihet të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, të paktën në sferën ndërkombëtare ka arritur të futet në listën e problemeve që po evidentohen dhe po kërkohet të zgjidhet.

Përmes një rezolute të miratuar mbi raportet e Komisionit për Serbinë për vitet 2023 dhe 2024, Parlamenti Evropian, ka dhënë vërejtje dhe ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare.

Pika 46 e raportit thotë se liria e shprehjes, qasja në informacion nga mediat, mbrojtja e të drejtave të pakicave, identiteti kulturor, arsimimi për pakicat dhe hetimi i krimeve të motivuara nga urrejtja, janë fusha në të cilat Serbia i mbron pakicat vetëm formalisht.

Mungesa e arsimimit në gjuhën amtare, mungesa e teksteve shkollore, mungesa e mësuesve e shumë fusha të tjera përmenden në këtë raport.

“Rezoluta i bën thirrje Serbisë të sigurojë të drejtën për të përdorur emra dhe gjuhë specifike për grupet minoritare, duke përfshirë gratë brenda komunitetit bullgar; vëren me shqetësim se jo të gjitha tekstet shkollore janë përkthyer në bullgarisht; i bën thirrje qeverisë serbe që të sigurojë të drejta reciproke të barabarta për pakicën kroate në Serbi, siç gëzon minoriteti serb në Kroaci, veçanërisht në lidhje me sigurimin e përfaqësimit të tyre reciprok në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë nivelin rajonal dhe lokal; rithekson shqetësimin e saj në lidhje me zbatimin kufizues dhe arbitrar të Ligjit për Qëndrim të Përhershëm dhe të Përkohshëm lidhur me pasivizimin e adresës së mijëra shqiptarëve në jug të Serbisë…”, deklaroi Ragmi Mustafi – ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Rezoluta që përkitazi flet për diskriminimin ndaj shqiptarëve, nënvizon se respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare është një kusht thelbësor për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Ne presim që përtej raportimit dhe evidentimit të shkeljeve, shtypjes diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të ketë edhe akte më tutje, përkatësisht të procesohen në komisionet përkatëse, dhe Bashkimi Evropian përfundimisht të marr masat e nevojshme për ta përmirësuar gjendjen me të drejtat e njeriut dhe pakicave në Serbi, dhe rrjedhimisht në pozitën e vështirë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…”, shtoi Mustafi

Mustafi thotë se shifrat e nxjerra ndër vite tregojnë se numri i adresave të pasivizuara flet për mijëra shqiptarë të cilëve iu mohohet e drejta për çfarëdo shërbimi në Serbi, sepse kjo është bërë në mënyrë selektive me pretendimin se për një periudhë të caktuar nuk kanë jetuar në shtëpitë e tyre.

Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, pasivizimi i adresave të shqiptarëve ishte vlerësuar spastrim etnik me mjete administrative./Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

KQZ-ja përfundon numërimin

99.84% e kutive të votimit janë numëruar, kanë mbetur vetëm edhe katër kuti

Kosova News 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?