KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Polonia planifikon të ndalojë hyrjen e Dodikut në vend
Botë

Polonia planifikon të ndalojë hyrjen e Dodikut në vend

Kosova News
Kosova News 15:53 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

olonia po planifikon të vendosë sanksione ndaj liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik dhe kjo masë është duke u përgatitur, por ende nuk ka hyrë në fuqi, konfirmoi ambasada polake në Sarajevë.

Një pjesë e mediave lokale në Bosnje-Hercegovinë njoftuan se Dodik tashmë është nën sanksione, gjegjësisht se i ndalohet hyrja dhe kalimi tranzit përmes Polonisë, por kjo u pasua me një sqarim se një masë e tillë ende nuk ka hyrë në funksion.

Bëhet e ditur se ambasada polake njoftoi se procedura për vendosjen e sanksioneve ishte nisur për shkak të “shkeljes së rëndë të integritetit të Bosnjë-Hercegovinës nga Dodik, e cila njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Iniciator i vendosjes së masave ndëshkimore ndaj Dodikut është ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosław Sikorski, dhe sqarimi i detajuar i vendimit do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit.

Në këtë mënyrë Polonia do të bashkohej me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Austrinë dhe Gjermaninë, të cilat e sanksionuan më herët Dodikun.

Raportohet se SHBA ishte e para që vendosi masa ndëshkuese ndaj Dodikut në dy raste, duke e sanksionuar atë për rrezikim të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe për korrupsion.

Ndryshe, bashkëpunëtorja më e afërt e Dodikut Zheljka Cvijanoviq është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë.

SHBA ka vendosur masa ndëshkuese edhe ndaj shumicës së zyrtarëve të tjerë të Republikës Srpska.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi

Rusia nis sulmin me dronë ndaj Ukrainës pasi Gjermania lëshoi ultimatum për armëpushim

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Inteligjenca mbrojtëse ukrainase publikon pamjet e sistemit raketor S-200 duke goditur rusët

Merz mesazh të fortë Rusisë: Kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë, vizita jonë në Kiev nuk duhet të nënvlerësohet

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?