KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes
Politikë

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Kosova News
Kosova News 14:31 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shprehur sërish shqetësimin e saj lidhur me vonesat e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe në formimin e një qeverie funksionale dhe stabile.

“Vonimi në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie stabile që është në gjendje të marrë vendime, është një shqetësim gjithnjë në rritje,” thuhet në një deklaratë nga Ambasada.

Në këtë deklaratë theksohet se ky shqetësim është ngritur vazhdimisht nga ambasadori gjerman, përfshirë edhe në një takim të fundit që zëvendës-shefi i misionit gjerman, Matthias Conrad, kishte me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, së bashku me përfaqësues të vendeve të Quint-it.

“Qytetarët meritojnë politikanë që vënë përpara interesin e vendit dhe mirëqenien e tij, përpara interesave partiake. Por ajo që shohim më së shumti është sjellje bllokuese dhe vonesa,” theksohet më tej në reagim.

Ambasada ka bërë të ditur gjithashtu se këto shqetësime janë diskutuar edhe me presidenten Vjosa Osmani gjatë një takimi që ishte mbajtur dy javë më parë.

“Shumë detyra të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare janë në pritje,” thuhet në fund të deklaratës.

Ndërkohë, për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë organin ligjvënës. Për të shtatën herë rresht, ata refuzuan të formojnë një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme në disa raunde votimi.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez

FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi
21:13 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?