Deri në orën 05:50 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4833 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo në të cilën kryeson Partia Socialiste me numër mandatesh. Socialistët kanë deri tasha 82 mandate. Kurse Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka 51 mandate.
PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, Partia Mundësia ka marrë dy mandate, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.