Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 15 maji, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë, pas ngërçit politik në vend.
Tashmë nga zyra e presidentes kanë njoftuar se presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj.
“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes.