KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dalja nga ngërçi, PDK thirrje presidentes Osmani për një tryezë gjithëpërfshirëse politike
Politikë

Dalja nga ngërçi, PDK thirrje presidentes Osmani për një tryezë gjithëpërfshirëse politike

Kosova News
Kosova News 18:01 -07/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë bllokadën institucionale dhe propozimet e iniciativat aktuale për zgjidhje.

PDK vlerëson se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, të cilën ia atribuon “sjelljes së papërgjegjshme politike” të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas partisë, ky koalicion, në mungesë të shumicës parlamentare, po e mban vendin të bllokuar.

“Çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe të diskutohet”, thuhet në deklaratën e PDK-së, e cila njofton se që nga përfundimi i zgjedhjeve ka zhvilluar takime me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e konsideron përgjegjëse kryesore për situatën aktuale.

PDK thekson se mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit, duke shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo takim që është në interes të qytetarëve.

Në këtë kontekst, partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi i bën thirrje Presidentes së Republikës që të ndërmarrë nismën për një tryezë gjithëpërfshirëse politike, si hap i mundshëm drejt zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të normalitetit institucional.

Sipas PDK-së, zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.

Kjo qeveri, sipas tyre, do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të ofronte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët.

Partia gjithashtu ka kritikuar koalicionin VV-GUXO-Alternativa për, siç e cilëson, “abuzimin me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit”, duke u bërë thirrje që të pranojnë realitetin politik dhe të reflektojnë.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes”, përfundon deklarata.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Kosova News 07/05/2025 07/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?