KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trumpi përsërit kërcënimin se do ta përdorte ushtrinë për ta aneksuar Grenlandën
Botë

Trumpi përsërit kërcënimin se do ta përdorte ushtrinë për ta aneksuar Grenlandën

Kosova News
Kosova News 11:56 -05/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur kërcënimin e tij për përdorimin e forcës ushtarake për të aneksuar Grenlandën.

Në një intervistë për NBC News ai ka thënë se nuk do ta përjashtonte këtë mundësi që territori danez vetëqeverisës të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, raporton CNN.

Trumpi ka folur vazhdimisht për marrjen e kontrollit të ishullit të pasur me burime, për të cilin ai këmbëngul se SHBA-ja ka nevojë për qëllime të sigurisë kombëtare.

“Unë nuk e përjashtoj këtë”, ka deklaruar Trumpi në një intervistë që është transmetuar të dielën.

“Unë nuk them se do ta bëj, por nuk përjashtoj asgjë.  Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën.

Grenlanda është një numër shumë i vogël njerëzish, për të cilët ne do të kujdesemi dhe do t’i vlerësojmë ata, dhe të gjitha këto. Ne kemi nevojë për të për sigurinë ndërkombëtare”, është shprehur ai. 

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për blerjen e ishullit, ose që SHBA-ja ta marrë atë me forcë ose detyrim ekonomik, edhe pse aleati i NATO-s, Danimarka, dhe po ashtu Grenlanda e kanë hedhur poshtë me vendosmëri idenë.

Ekspertët thonë se Grenlanda ka një pozicion unik gjeopolitik, mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, gjë që mund të ndihmojë në zmbrapsjen e çdo sulmi të mundshëm nga Rusia. Ai shtrihet gjithashtu përgjatë një korsie kryesore të transportit detar dhe është pjesë e hendekut Grenlandë-Islandë-Mbretëria e Bashkuar, një rajon strategjik detar.

Por ekspertët dyshojnë gjithashtu se Trumpi po shikon edhe aspekte të tjera të Grenlandës, siç është rezerva e saj e burimeve natyrore, të cilat mund të bëhen më të qasshme pasi ndryshimet klimatike shkrijnë akullin e territorit. Këto përfshijnë naftën dhe gazin, dhe metalet e rralla të tokës në kërkesë të lartë për veturat elektrike, turbina me erë dhe pajisje ushtarake.

Që kur Trumpi ka nisur të shprehë planet për presidencën e tij në dhjetor, dëshira e tij për të aneksuar Grenlandën ka ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë e ardhshme të ishullit, teksa SHBA,-ja, Rusia dhe Kina luftojnë për ndikim në Arktik.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 05/05/2025 05/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?