Policia e Kosovës ka raportuar një incident të rëndë në rrugën “Ilir Konushefci”, në Podujevë, ku një person është therur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:13, kur pas një konflikti të raportuar, i dyshuari ka sulmuar viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Viktima është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje