KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Imazh historik i Diellit: Teleskopi diellor më i madh në botë zbulon detaje të papara të yllit tonë
Botë

Imazh historik i Diellit: Teleskopi diellor më i madh në botë zbulon detaje të papara të yllit tonë

Kosova News
Kosova News 20:45 -03/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondacioni Kombëtar i Shkencës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NSF) ka publikuar imazhin e parë të Diellit të marrë duke përdorur një instrument të ri, Visible Tunable Filter (VTF), i cili ndodhet në teleskopin diellor më të madh në botë, Daniel K. Inouye Solar në Hawaii.

Është përfaqësimi më i detajuar i sipërfaqes së yllit tonë deri më tani, i cili u mundëson shkencëtarëve të kenë një pasqyrë tredimensionale në proceset komplekse në Diell.

Imazhi tregon një grup njollash të errëta diellore në madhësinë e kontinenteve të Tokës në qendër të atmosferës së brendshme të Diellit, me një rezolucion prej 10 kilometrash për pixel.

Këto pika shënojnë zonat e aktivitetit magnetik intensiv ku ndodhin ndezjet diellore dhe nxjerrjet e masës koronale (CME).

Shpërthimet e masës koronale janë re të mëdha gazi jonizues, të njohura si plazma dhe fusha magnetike që shpërthejnë nga atmosfera e jashtme e Diellit, shkruan CNN.

Këto dukuri mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në Tokë, duke prishur fushën elektromagnetike të planetit, duke shkaktuar ndërprerje në rrjetet e energjisë, satelitët dhe sistemet GPS.

Bëhet e ditur se shkencëtarët kanë monitoruar ciklin 11-vjeçar të aktivitetit magnetik të Diellit për dekada.

Në tetor 2023, agjencitë amerikane dhe ndërkombëtare, përfshirë NASA dhe NOAA, konfirmuan se Dielli kishte hyrë në një fazë maksimale diellore, një periudhë në të cilën polet magnetike të Diellit rrotullohen dhe numri i njollave diellore arrin kulmin.

Kjo fazë do të zgjasë disa muaj dhe përkon në mënyrë të përkryer me intensifikimin e testimit të teknologjisë së re si VTF.

Ndryshe, teleksopi VTF është pjesë e një përpjekjeje globale për të kuptuar më mirë Diellin dhe për të parashikuar motin në hapësirë.

Ndërsa aktiviteti diellor rritet, instrumente si ky mund të luajnë një rol vendimtar në mbrojtjen e infrastrukturës dhe teknologjisë së Tokës.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 03/05/2025 03/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?