KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komunat në rrezik të mbesin pa buxhet për vitin 2026 – Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ende e pa miratuar
Politikë

Komunat në rrezik të mbesin pa buxhet për vitin 2026 – Korniza Afatmesme e Shpenzimeve ende e pa miratuar

Kosova News
Kosova News 16:57 -03/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komunat e Kosovës rrezikojnë të hyjnë në vitin 2026 pa një planifikim të rregullt buxhetor, për shkak se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2026–2028 ende nuk është miratuar, ndonëse afati ligjor për miratimin e saj ka kaluar më 30 prill 2025.

Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) i ka bërë thirrje institucioneve qendrore që të procedojnë urgjentisht me vendimmarrjen në Komisionin e Granteve dhe të dërgojnë Qarkoren e Parë Buxhetore në komunat e vendit brenda afatit ligjor, që është data 15 maj.

Sipas Ministrisë së Financave, vonesa në miratimin e KASH-it është pasojë e mungesës së anëtarit të Komisionit të Granteve – konkretisht, kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa – për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, kjo arsye është hedhur poshtë nga drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Komisioni i Granteve përbëhet nga nëntë anëtarë dhe mungesa e njërit prej tyre nuk e bllokon funksionimin e tij. Për më tepër, KASH nuk ka nevojë për votim në Kuvend – dërgohet vetëm për informim. Procesi mund dhe duhet të vazhdojë”, deklaroi Ibrahimi.

Ai paralajmëroi se kjo situatë rrezikon të dëmtojë rëndë procesin buxhetor në nivel lokal, pasi pa KASH nuk mund të përgatitet Qarkorja e Parë Buxhetore – dokumenti udhëzues për komunat për hartimin e buxhetit të vitit pasues. Vonesat në këtë fazë, sipas tij, rrezikojnë të çrregullojnë të gjithë ciklin buxhetor, të cënojnë transparencën institucionale dhe të kufizojnë përfshirjen qytetare në procesin e planifikimit.

“Duke marrë parasysh se viti 2025 është gjithashtu vit zgjedhor në nivel komunal, është jetike që institucionet qendrore të veprojnë pa vonesë”, theksoi kryetari i AKK-së.

Gjithashtu lexoni:

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kosova News 03/05/2025 03/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?