KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, të dyshuarit ende në arrati
Siguri

Vrasja e 22 vjeçarit në Lipjan, të dyshuarit ende në arrati

Kosova News
Kosova News 12:19 -09/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmjen e së premtes në qytetin e Lipjanit.

Si pasojë e këtyre të shtënave humbi jetën një 22 vjeçar, kurse u plagosën dy të tjerë.

Nga Policia e Kosovës si fillim u theksua se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuarit kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktimat nga ky rast janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku njëri prej tyre duke mos i përballur lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

E disa ditë pas kësaj ngjarje të rëndë në Lipjan, të dyshuarit në këtë rast vazhdojnë që ende të jenë në arrati.

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Po ashtu u theksua se lidhur me këtë rast është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve hetimore në mënyrë intesive.

“Lidhur me këtë rast është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve hetimore në mënyrë intensive. Të dyshuarit ende janë në arrati”,u tha në përgjigjen e prokurorisë.

Nga Policia e Kosovës në kuadër të ngjarjes kanë deklaruar se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë dhe lëndim i rëndë trupor.

“VRASJE  E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40.  Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.  Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhej në raport.

Ndryshe gjatë muajve të fundit ka patur raportime të shumta për të shtëna me armë zjarri në gjithë vendin.

Si pasojë e këtyre të shtënave humbën jetën disa persona.

Ka më pak se dy javë kur një vrasje e rëndë është raportuar në fshatin Baks të Skenderajt, ku si pasojë e gjuajtjes me armë një person ka humbur jetën.

Në shumë raste, Policia e Kosovës ka bërë thirrje në drejtim të qytetarëve për mospërdorim të armëve.

Gjithashtu lexoni:

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

Vdekje e dyshimtë në Skënderaj

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

TAGGED: Lipjan
Kosova News 09/08/2022 09/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
72%
1 km/h
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
29 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë
14:06 -13/06/2025
Izraeli mbyll ambasadat në mbarë botën pas sulmit ndaj Iranit
14:05 -13/06/2025
BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe
13:46 -13/06/2025
Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë
13:27 -13/06/2025
Osmani nga Tokio: Kosova mbetet partnere e besueshme për Japoninë
13:07 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?