As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.Ishte përpjekja e nëntë me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.
Kësaaj here, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë me “fletvotime fizike”.
Por ky propozim për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk u miratua. Vetëm 55 deputetë votuna për.
Më parë, reagoi deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, duke e quajtur propozimin që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, tallje me Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur kjo në Kuvend”, tha Krasniqi.
Reagoi njëjtë edhe LDK-ja.
“Kjo është arbitrare, jokushtetuese. Nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve kushtetuese. Natyrisht, që do të dërgohet në Kushtetuese”, tha deputetja e LDK-së Hikmete Bajrami.
Edhe AAK-ja paraqiti qëndrim të njëjtë.
“Nuk bëhemi pjesë e cirkut tuaj”, tha deputetja e AAK-së Kadrijaj.
Seanca konstituive do të vazhdojë, më 3 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.
Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes