KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim
Shëndetësi

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Kosova News
Kosova News 16:24 -30/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë një sqarim rreth sëmundjes Ethet Hemorragjike Krime-Kong, e cila bartet nga kafshët te njerëzit.

Në sqarim thuhet se sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) është një sëmundje zoonotike, e cila bartet nga kafshët te njerëzit. Rriqrat, si bartës të virusit, janë përgjegjës për infektimin e njerëzve, dhe në raste të shfaqjes së saj, mund të ketë edhe humbje jetësh.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka zbatuar Projektin Ndërqeveritar për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në komunat endemike si Malisheva, Rahoveci dhe disa fshatra të komunës së Klinës dhe Suharekës, përmes realizimit të aktivitetit të repelimit të kafshëve në fermat blegtorale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë.

“Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej, theksohet se “Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët)”.

“Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore.

Të gjitha preparatet e përdorura nga AUV që nga viti 2013 për repelimin e kafshëve kanë pasur të njëjtën substancë aktive. Suksesi i zbatimit të këtyre masave në komunat e përmendura ka rezultuar që deri më tani të mos kemi humbje jete nga kjo sëmundje, e cila mbetet nën kontroll”, theksohet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Hyn në fuqi Ligji për Këshillin Prokurorial Haxhiu: Reforma nuk ndalet

Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë

Dashni e jashtëzakonshme për Osmanin në Zvicër — ka një mesazh të fuqishëm për diasporën shqiptare

Morën 20 euro ryshfet, aktakuzë dy zyrtarëve policorë

Gjobat ndaj partive do të ndalen në mjete financiare

Kosova News 30/04/2025 30/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Kam shpresë që Kurti dhe Limaj do të merren vesh për qeverinë
19:14 -21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë
18:58 -21/05/2025
Ballkani U21 shpallet kampion i Kosovës
18:30 -21/05/2025
Osmani: Jam e shqetësuar për vonesat në konstituim të Kuvendit, por besoj në marrëveshje
18:27 -21/05/2025
Bitcoin arrin një rekord të ri historik – kalon vlerën prej 109 mijë dollarësh
17:59 -21/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?