Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e sotme ka miratuar planin strategjik për periudhën 2025-2027 dhe ka hapur konkurs për 21 prokurorë të rinj që do t’i shtohen sistemit. Ndërsa u morën edhe disa vendime tjera ku Kujtim Munishi u zgjodh koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik.
Zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, tha se plani strategjik ka për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial, për forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetit në luftimin e krimit dhe transparenca dhe qasja në drejtësi.
Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani, ka lëshuar mbledhjen në momentin kur filloi diskutimi për ndryshimin e rregullores për transferimin dhe avancimin e prokurorëve të shtetit. Ai tha se kjo çështje duhet të diskutohet në një takim tjetër pasi tani ka kaluar ligji i ri për zgjedhje
Konkursi për 21 prokurorë të rinj do të hapet më 19 maj deri më 1 qershor.