KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen
Botë

ShBA-ja dhe Britania kryejnë sulme ndaj rebelëve në Jemen

Kosova News
Kosova News 11:31 -30/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria britanike së bashku me Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj rebelëve Huthi në Jemen, thanë zyrtarët britanikë mëngjesin e sotëm.

Kjo është përfshirja e parë e ushtrisë britanike në fushatën e re ajrore amerikane që ka për shënjestër grupin që mbështetet nga Irani.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar një shpjegim të detajuar për kryerjen e sulmeve, ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka ndarë pak detaje lidhur me mbi 800 sulmet që ka kryer që kur ka nisur fushatën ajrore më 15 mars.

Operacioni i quajtur “Rough Rider”, ka shënjestruar rebelët teksa administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po negocion me përkrahësin kryesor të rebelëve jemenas, Iranin, lidhur me programin bërthamor të Teheranit që po përparon me shpejtësi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka sulmuar “një grup ndërtesash, që përdoren nga rebelët Huthi për të prodhuar dronë të llojit që përdoren për të sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, dhe vendndodhja e sulmit ishte rreth 25 kilometra në jug të kryeqytetit, Sana”.

Sipas Ministrisë, në sulme morën pjesë avionët e llojit Typhoon FGR4, të cilët lëshuan bomba të llojit Paveway IV.

“Sulmet u kryen pasi ra nata, kur mundësia që civilët të ndodheshin në atë zonë ishte më e ulët”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet britanike nuk dhanë informacione lidhur me dëmet e shkaktuara nga sulmet, as nëse besojnë se kanë vrarë ndonjë. Ndërkaq, Komanda Qendrore e Ushtrisë amerikane ende nuk ka konfirmuar se ky sulm është kryer.

“Ky veprim u ndërmor në përgjigje të një kërcënimi të vazhdueshëm që rebelët Huthi paraqesin ndaj lirisë së lundrimit”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Një rënie prej 55 për qind e qarkullimit të anijeve përmes Detit të Kuq veçse ka shkaktuar humbje në miliarda, duke nxitur paqëndrueshmëri rajonale dhe duke rrezikuar sigurinë ekonomike të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – kanë raportuar për disa sulme ajrore në Sana, kryeqytetin jemenas që grupi e ka nën kontroll që nga viti 2014. Sulme të tjera janë raportuar përreth Sanas.

Britanikët kanë marrë pjesë në sulmet ajrore, së bashku me SHBA-në, që kur administrata e ish-presidentit Joe Biden, nisi fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas në janar të vitit 2024. Megjithatë, këto janë sulmet e para ajrore që Britania është përfshirë që kur Trump ka marrë detyrën e presidentit.

Sulmet e përbashkëta ajrore të Britanisë dhe SHBA-së u kryen pasi në fillim të javës, një sulm i pretenduar amerikan goditi një burg ku mbaheshin migrantët afrikanë, duke vrarë të paktën 68 persona dhe duke plagosur 47 të tjerë. Ushtria amerikane ka thënë se po e heton këtë sulm.

Më 18 prill, një sulm amerikan në portin Ras Isa – ku mbahen karburante – vrau të paktën 74 persona dhe plagosi 171 të tjerë. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që kur SHBA-ja ka nisur fushatën ajrore ndaj rebelëve Huthi.

SHBA-ja po kryen sulme ajrore në Jemen nga dy aeroplanmbajtëset që ka në rajon – USS Harry S. Truman në Detin e Kuq dhe USS Carl Vinson në Detin Arabik – duke shënjestruar rebelët Huthi për shkak të sulmeve që grupi kryen ndaj anijeve në Detin e Kuq, që është rrugë kyç për tregtinë globale, si dhe për shkak të sulmeve ndaj Izraelit.

Rebelët Huthi janë grupi i fundit militant brenda të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – një rrjet i krijuar nga Irani, ku bënin pjesë bashkëpunëtorët e armatosur rajonalë të Teheranit. Rebelët jemenas kanë nisur sulmet e tyre për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Gazë dhe për shkak të vendimit të Izraelit për të bllokuar dërgesat e ndihmës për palestinezët/ rel

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 30/04/2025 30/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?