KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vonesa në formimin e institucioneve të reja mban peng miliona euro për Kosovën
Politikë

Vonesa në formimin e institucioneve të reja mban peng miliona euro për Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:28 -30/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mosformimi i institucioneve të reja në Kosovë – edhe tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit – po ia humb vendit agjendën e integrimeve evropiane, thonë njohësit politikë. Sipas tyre, ngërçi në Kuvend i pamundëson vendit marrjen e këstit të parë prej 61 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor. .

Disbursimi i mjeteve të para-financimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, të cilat, për shkak të pamundësisë së konstituimit të legjislaturës së nëntë, nuk mund të ndodhin tani.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese. Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.
Edhe një muaj pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, deputetët e zgjedhur tetë herë radhazi kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive që të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Mirëpo, deputetja Albulena Haxhiu, si e propozuar nga ta, ka dështuar gjashtë herë radhazi të marrë 61 votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Kjo situatë në Kuvend, sipas profesorit të Integrimeve Evropiane, Dritëro Arifi, po tregon paaftësinë e skenës politike në Kosovë për të gjetur një marrëveshje dhe për të themeluar institucionet e reja.
Ai thotë për KosovaPress se çdo vonesë e mëtejshme e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë do të ketë pasoja politike dhe ekonomike. Ai përmend milionat e eurove në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, vonesat në largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si dhe largimin e mundësisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Çdo vonesë e mëtejshme e Kuvendit dhe qeverisë, e largon vendin nga agjenda e integrimeve evropiane. Pavarësisht se Kosova e ka dorëzuar agjendën për reforma evropiane në Komisionin Evropian, ne nuk e kemi kaluar marrëveshjen për kredi në Kuvendin e Kosovës. Ne vetëm në start jemi humbës, pasi Kosovës i është premtuar rreth 1 miliard euro, ku disa janë me kredi të buta dhe falas. Ndërkaq, ne nuk jemi në gjendje të ratifikojmë një marrëveshje për ta marrë këstin e parë. Plus, kemi ende masa ndëshkuese ndaj Kosovës,” thekson Arifi.

Pamundësia e themelimit të institucioneve të reja në Kosovë, si dhe polarizimi i tejskajshëm i partive politike, e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, thotë analisti Arbnor Sadiku.

Sipas tij, çdo vonesë e mëtejshme në formimin e institucioneve të reja është në të keqen e vendit dhe i shkon në favor Serbisë dhe lobimit të tyre kundër shtetësisë së Kosovës.
“Natyrisht se do të humben shumë fonde, pasi ju e patë se nga fondet e ndara nga BE-ja [Plani i Rritjes], vetëm Kosova dhe Serbia ende nuk kanë përfituar për shkak të qeverisjeve të tyre të pakonsoliduara. Atje pse kishte anarki, kurse në Kosovë ka një lloj anarkie në parlament, por jo në rrugë. Të gjitha partitë po shtyhen për një numër apo dy numra. Çdo vonesë është në të keqen e Kosovës” thekson Sadiku.

Ngërçi në konstituimin e Kuvendit të Kosovës po ndodh për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk po siguron 61 votat e nevojshme për të zgjedhur kryeparlamentarin.
Kundër propozimit të tyre për këtë post po votojnë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, deputetët e Listës Serbe nuk po marrin pjesë fare në votim. Të njëjtën gjë e ka bërë deri tani edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

PDK dhe AAK po kërkojnë ndryshimin e kandidatit nga LVV-ja për të gjetur një zgjidhje, kurse LDK është kundër çdo kandidati nga LVV-ja.
Ndërkaq, Nisma, e cila i ka tre deputetë në Kuvend, i ka bërë thirrje LVV-së, si partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, që të arrijë një marrëveshje politike që siguron shumicën parlamentare për Kuvend dhe formimin e qeverisë së re./E.Zeqiri.

Gjithashtu lexoni:

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kosova News 30/04/2025 30/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
10:44 -28/06/2025
Arrestohen dy të dyshuar për posedim të mbi një kilogram narkotikë në Fushë-Kosovë
10:37 -28/06/2025
Sot shënohet festa e Vidovdanit, policia me apel: Shmangni provokimet
10:05 -28/06/2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
09:43 -28/06/2025
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta
09:04 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?