KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Orav në Gjilan: BE-ja është donatori më i madh në Kosovë
Politikë

Orav në Gjilan: BE-ja është donatori më i madh në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:39 -28/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherit shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku.

Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe qendror, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë e turizmit.

I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, është tejet i rëndësishëm.

“Përveç raportit tonë si shtet që kemi me BE-në, është një model që e aspirojmë ne qoftë si integrim e si historik. Po ashtu është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e komunitetit tonë, por edhe të projekteve që kanë kosto të lartë”, tha Hyseni, duke e falënderuar ambasadorin e BE-së për vizitën.

Nga ana tjetër përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, tha se është kjo vizita e parë në Gjilan dhe falënderoi kryetarin Hyseni për pritjen dhe bisedën e frytshme.

“Takimi me kryetarin ishte vërtet miqësor, ku kam mësuar shumë gjëra si nga fusha ekonomike, politike, potencialin që ka kjo komunë dhe po ashtu edhe nga fushat tjera”, tha ambasadori Orav.

Më tej shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë.

“BE-ja është që të përafroi Kosovën sa më shumë me BE-në.  Me kryetarin kemi biseduar edhe për BE-në. Shpresoj që Kosova të anëtarësohet sa me shpejt të jetë  e mundur në BE”, tha ambasadori Orav.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ambasadori Aivo Orav, bashkë me kryetarin Alban Hysenin, dhe nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, vizituan edhe Muzeun Etologjik të financuar nga BE, duke parë veshje tradicionale, mjete dhe artizanale që sjellin trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit.

Po ashtu vizituan edhe Shkollën Teknike “Mehmet Isai” projektin e rinovimit të efiçiencës së energjisë të financuar, të cilat sipas ambasadorit janë të shkëlqyeshme me rezultate.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë takoi edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku biseduan në forcimin e partneriteteve.

Vizita përfundoi me takimin me bizneset e Komunës në Gjilanit.

Gjithashtu lexoni:

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

KosovaNewss 28/04/2025 28/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë
23:19 -13/06/2026
Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik
23:17 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?