KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti bëri homazhe te varrezat në Mejë dhe të guri i Nënës Pashke
Politikë

Kurti bëri homazhe te varrezat në Mejë dhe të guri i Nënës Pashke

Kosova News
Kosova News 15:51 -27/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskët te varrezat e 376 civilëve të vrarë të masakrës së Mejës, e cila këtë vit shënon 26-vjetorin.

Në hyrje të memorialit në Mejë, ai gjithashtu nderoi kujtimin e Nënës Pashke, duke bërë homazhe dhe duke vendosur lule të freskëta te guri i Nënës Pashke. Sot e gjithmonë përkulemi para sakrificës, forcës dhe qëndresës së nënave dhe familjarëve të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Duke kujtuar 27 prillin e vitit 1999, kryeministri në detyrë Kurti, tha se Meja është dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptarë. “376 shqiptarë të paarmatosur e të pambrojtur para 26 vjetëve u vranë në mënyrë mizore nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë. Është masakra më e madhe në Mejë e në Korenicë, e cila na ka sjellë këtu në përvjetor për homazhe dhe për t’i takuar familjarët e mbijetuar, të cilëve u jemi përjetë mirënjohës për qëndresën e fortë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ndërkaq, dëshmorët e kombit, martirët e kombit janë emrat e artë në historinë tonë që nuk harrohen kurrë dhe po ashtu gjaku i tyre nuk humbet asnjëherë, sepse ndodhet në themelet edhe të shtetit edhe të lirisë sonë”, tha kryeministri Kurti.

Në mesin e 376 cilëve të vrarë në masakrën e Mejës, kryeministri theksoi se kanë qenë 11 nxënës dhe 20 arsimtarë, kufomat e të cilëve janë varros e rivarros e zhvarrosë disa herë, duke përfunduar në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, ku gjithsej janë ekshumuar 744 shqiptarë.

Nga Meja, kryeministri Kurti tha se vrasësit e shumëfishtë, kriminelët e shumëfishtë të luftës, që kanë bërë krime, vrasje, në Bosnje e Hercegovinë, e më herët edhe në Kroaci, e së fundmi në Kosovë, duhet të gjykohen e dënohen, qoftë duke u kapur, qoftë duke u gjykuar e dënuar në mungesë për çfarë është mundësia tani.

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:

376 shqiptarë të paarmatosur e të pambrojtur para 26 vjetëve u vranë në mënyrë mizore nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake të Serbisë. Meja është dëshmi e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar. Është masakra më e madhe në Mejë e në Korenicë, e cila na ka sjellë këtu në përvjetor për homazhe dhe për t’i takuar familjarët e mbijetuar, të cilëve u jemi përjetë mirënjohës për qëndresën e fortë përgjatë gjithë këtyre viteve. Ndërkaq, dëshmorët e kombit, martirët e kombit, janë emrat e artë në historinë tonë që nuk harrohen kurrë dhe po ashtu gjaku i tyre nuk humbet asnjëherë, sepse ndodhet në themelet edhe të shtetit edhe të lirisë sonë.

Në mesin e këtyre 376 cilëve të vrarë, kanë qenë 11 nxënës dhe 20 arsimtarë, dhe janë varrosur e rivarrosur e zhvarrosur disa herë këto kufoma, kanë përfunduar në varreza masive në Serbi, në Batajnicë, ku gjithsej janë ekshumuar 744 shqiptarë. Po atje janë zbuluar edhe katër varreza të tjera masive me gjithsej mbi 200 shqiptarë, në Kizhevak, Rudnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac. Është interesat se këto dy varrezat masive në Peruqac dhe Petrovo Selo janë në kufij të Serbisë, njëra me Bonjë dhe Hercegovinën, tjetra me Rumaninë. Pra, kanë krijuar varre masive nëpër liqenet e tyre në skaje të territorit të tyre. Madje liqeni i Peruqacit nuk është më shumë se 20 kilometra vijë ajrore larg prej Srebrenicës. Të njëjtit policë e ushtarë e paramilitarë që kanë bërë krime, vrasje në Bosnje e Hercegovinë, e më herët edhe në Kroaci, patën bërë edhe në Kosovë. Pra, bëhet fjalë për vrasës të shumëfishtë, kriminelë të shumëfishtë të luftës, të cilët duhet të gjykohen e dënohen, qoftë duke u kapur, qoftë duke u gjykuar e dënuar në mungesë për çfarë është mundësia tani.

Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Kosova News 27/04/2025 27/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?