KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim
Politikë

Dështimi i shtatë për konstituimin e Kuvendit: Palët akuzojnë njëra-tjetrën, nga shoqëria civile kërkojnë reflektim

Kosova News
Kosova News 12:55 -27/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës edhe pas tentimit të shtatë nuk ka arritur të konstituohet, pasi kandidatura e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, sërish nuk mori mbështetjen e nevojshme në seancën e së dielës.

Pas votimit të pasuksesshëm, partitë politike nuk hezituan të akuzonin njëra-tjetrën për bllokimin e procesit. Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, theksoi se subjekti i tij ka përmbushur obligimin kushtetues duke propozuar kandidaten dhe duke votuar për të. Ai insistoi se bllokada nuk bëhet duke votuar pro dhe se VV nuk mban përgjegjësi për mungesën e votave të tjera.

Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për “teke” dhe këmbëngulje arbitrare, duke theksuar se pa shumicë parlamentare nuk mund të imponohet vullneti politik. Ai kërkoi nga LVV që të propozojë një kandidat tjetër që do të siguronte besimin e deputetëve.

Në linjë të ngjashme u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i bëri thirrje LVV-së të ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e situatës. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin se partia e saj nuk do të mbështesë Albulena Haxhiun dhe as ndonjë tjetër kandidat të propozuar nga VV.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj kërkoi që presidentja Vjosa Osmani të ftojë partitë parlamentare në takim për të gjetur një zgjidhje, ndërsa shprehu gatishmërinë për mbështetje ndaj një kandidati të ri të propozuar nga shumica.

Në këtë situatë, edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bëri thirrje për reflektim dhe ndërtimin e një shumice parlamentare funksionale që do të zgjidhte institucionet, ndonëse nuk specifikoi ndonjë emër konkret.

Në një reagim të ashpër, Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, kritikoi ashpër klasën politike për papërgjegjësi dhe mungesë vullneti për zgjidhjen e ngërçit, duke thënë se Kuvendi po vazhdon të tallet me qytetarët.

Përkundër të drejtës që e ka fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit për të propozuar kryetarin e Kuvendit, LVV deri tani nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, mundësia e zgjedhjeve të reja po përmendet gjithnjë e më shpesh si zgjidhje e fundit.

Gjithashtu lexoni:

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Kosova News 27/04/2025 27/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano
14:07 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?