Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar reflektim nga partitë parlamentare për zhbllokimin e situatës në Kuvendin e Kosovës.
Pas dështimit të shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Limaj, tha se duhet të krijohet shumica parlamentare që zgjedh kryeparlamentarin dhe qeverinë, mirëpo që nuk përmendi emra se kush duhet ta bëjë këtë.
Partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën që të propozojë kryetarin e Kuvendit. Në këtë drejtim e nominuara e tyre për kryeparlamentare, deputetja, Albulena Haxhiu në pesë tentime ka marrë vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme.
I pyetur për rolin e presidentes Osmani për zgjidhjen e situatës së krijuar, ai tha se në rast të ftesës, do të shkojë në takim, mirëpo sipas tij, e para e vendit s’ka ndonjë rol në rrethanat aktuale politike.
“Sigurisht që po. Momentalisht s’ka nevojë ne jemi brenda afateve dhe duhet reflektim për ndërtimin e institucioneve. Në këtë drejtim presidentja s’ka rol”, tha ai
Murati: Zgjedhjet, opsioni i fundit
Rajoni
8 vjet nga dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
L