KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për shtatë muaj, rreth 3 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës
Siguri

Për shtatë muaj, rreth 3 mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 20:38 -08/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Numër i madh i qytetarëve kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Vetëm brenda shtatë muajve janë gjithsej 2 mijë e 518 qytetarë që morën vendim për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së nga 1 janari 2022 deri më 31 korrik 2022, nga Shtetësia e Republikës së Kosovës u liruan 2,518 persona.

- Reklamë -

Përpos kësaj nga kjo ministri kanë theksuar se në vitin 2021 ishin gjithsej 4 mijë e 938 persona të cilët janë liruar nga shtetësia.

“Në vitin 2021 nga Shtetësia e Republikës së Kosovës, janë liruar 4,938 persona”,u tha nga MPB.

Por për dallim nga ky numër tejet i lartë i atyre që hoqën dorën nga shtetësia e Kosovës, janë vetëm 299 persona të cilët arritën të fitonin shtetësinë e Republikës së Kosovës brenda shtatë muajve të parë të këtij viti.

“Gjatë periudhës 01.01.2022 – 31.07.2022, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 299 persona”,u tha në përgjigjen e MPB-së.

Numër jo shumë i lartë ishte edhe i atyre që arritën të bëhen me shtetësi të Kosovës në vitin 2021.

Vetëm 421 persona fituan shtetësinë e Republikës së Kosovës gjatë gjithë vitit të kaluar.

E sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, arsyeja më e shpeshtë e heqjes dorë nga shtetësia e Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian, nuk lejojnë dy shtetësi, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”.

Gjithashtu u theksua se duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, “e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”.

“Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shumë vende”, u theksua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndryshe ndër vite ka patur shumë vërejte nga qytetarët sa i përket mundësisë së aplikimit për shtetësi të Kosovës.

Shumë prej tyre janë përballur me kërkesa nga më të ndryshmet, e që kanë çuar deri tek “lodhja e qytetarëve me këtë procedurë”.

Të njëjtit në shumë raste kanë vazhduar për shumë vite të aplikojnë për leje-qëndrim, derisa kanë arritur që më pas të mund të kenë të drejtën e aplikimit për shtetësi të Kosovës.

Kësisoj procedurat tejet të gjata dhe të mundimshme kanë bërë që edhe mundësia e marrjes së kësaj shtetësie të jetë shumë e vogël.

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 08/08/2022 08/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?