KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet edukim i hershëm shëndetësor, jo vetëm kur sëmundjet përkeqësohen ose për ndërhyrje urgjente
Shëndetësi

Kërkohet edukim i hershëm shëndetësor, jo vetëm kur sëmundjet përkeqësohen ose për ndërhyrje urgjente

Kosova News
Kosova News 11:25 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientëve, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) organizoi një tryezë diskutimi me temën “Edukimi shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor”, duke vënë në qendër rëndësinë e edukimit të hershëm shëndetësor si parakusht për një sistem të qëndrueshëm.

Drejtori i Programeve në PRAK, Besim Kodra, tha se mungesa e edukimit të hershëm shëndetësor po rëndon sistemin tashmë të tejngarkuar.

“Sistemi ynë shëndetësor është i tejngarkuar. Pacientë shpeshherë arrijnë në dyert e institucioneve shëndetësore vetëm kur sëmundjet u janë përkeqësuar ose kur kanë ndërhyrje urgjente. Kjo nuk është vetëm një sfidë klinike, por një sfidë e mungesës së edukimit të hershëm për shëndetin. Në Kosovë jemi përballë një momenti, kur duhet të pranojmë që sistemi shëndetësor nuk mund dhe nuk duhet të mbajë vetëm barrën e mirëqenies së qytetarëve. Duhet të lëvizim nga një sistem, që trajton sëmundje në një sistem që mirëmban shëndetin. Kjo do thotë, të ndërtojmë ura të qëndrueshme midis shkollave dhe qendrave të mjekësisë familjare, midis mësuesve dhe mjekëve, midis nxënësve dhe infermierëve”, tha Kodra.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë, Merita Vuthaj, e quajti këtë temë një thirrje për veprim, jo vetëm një slogan.

“Tema e këtij viti ‘Edukimi shëndetësor në shkolla’ si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor është më tepër se një slogan, është një thirrje për veprim, një angazhim për të investuar në të ardhmen përmes dijes dhe rritjes së vetëdijes. Kujdesi është një qasje që synon që të ofrojë shërbime të koordinuara, të vazhdueshme dhe të personalizuara për pacientët, duke bashkëpunuar ngushtë me të gjithë aktorët që ndikojnë në shëndetin e tij. Qëllimi kryesor i kujdesit të integruar është që pacienti të mos humbasë në sistem, por të përfitojë nga një shërbim i vazhdueshëm”, tha Vuthaj.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Ardita Baraku, theksoi rëndësinë e programeve që tashmë janë zbatuar në shkolla për promovimin e shëndetit.

“Qysh nga viti 2004 ekziston strategjia për shkollat promovuese të shëndetit. Që nga viti 2019 deri në vitin 2024 në bashkëpunim me të tjerët janë kryer trajnime të më shumë se 2600 mësimdhënësve për edukimin riprodhues dhe seksual gjithëpërfshirës në shkollat tona. Të gjitha programet që janë zhvilluar në shkolla, kemi pasur edhe hulumtim për të vlerësuar sa kanë qenë efektive këto trajnime. Gjatë vitit 2024 janë realizuar 921 ligjërata, prej të cilave 574 kanë qenë në shkolla të Kosovës ku kanë qenë të përfshirë mbi 28 mijë nxënës”, tha Baraku/ eo

Gjithashtu lexoni:

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?