KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abrashi: Opozita po shkakton krizë politike
Politikë

Abrashi: Opozita po shkakton krizë politike

Kosova News
Kosova News 19:13 -17/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se qëllimi i thirrjes së mbledhjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk u realizua për shkak të një “krize dhe bllokade politike” që sipas tij e shkaktuan partitë opozitare.

Ai theksoi se në opinion publik dominon një narrativë opozitare e mbështetur sipas tij, “nga disa agjentë të mediave dhe shoqërisë civile”, të cilët, tha se “po i ndihmojnë opozitës të përhapin argumente kundër qeverisjes.

Në “Info Plus” në RTK, Abrashi theksoi se më 15 prill, ishte thirrur mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku ai ishte caktuar kryesues i një komisioni të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Komisioni, sipas Abrashit, kishte një funksion teknik dhe procedural, dhe kishte për detyrë vetëm të konstatojë një raport të KQZ-së dhe ta dërgojë për votim në Kuvend.

“Për çudi, opozita refuzoi të votojë raportin e komisionit, edhe pse kjo ishte një procedurë e thjeshtë,” tha Abrashi. Ai theksoi se kjo situatë ka krijuar një krizë të panevojshme politike, ku askush nuk e di se si të dalim nga kjo.

Abrashi shtoi se në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit iu drejtua presidentes së Kosovës si institucioni i vetëm që mund të garantojë funksionimin e duhur të shtetit. Megjithatë, presidentja, sipas tij, “nuk ofroi një udhëzim konkret për të dalë nga kjo situatë”, por vetëm diskutoi nevojën për të bllokuar institucionet, duke interpretuar Kushtetutën pa ofruar zgjidhje.

Mes tjerash, Abrashi theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar një situatë që kërkon diskutime të thella për të gjetur një zgjidhje.

Sipas tij, raporti është dashur të votohet në Kuvendin e Kosovës për t’i hapur rrugë dhënies së betimit të deputetëve. “Kjo është krejt diçka artificiale që është ngritur si krizë. Është arsyetim i opozitës për ta mbuluar një gafë të paprecedent që ka ndodhur përmes rrëzimit të raportit,” tha ai.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

UEFA cakton datën e shortit të Ligës së Kampionëve 2026/27

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 17/04/2025 17/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?