KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”
Siguri

Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”

Kosova News
Kosova News 13:32 -12/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe martirët e Lubizhdës së Hasit, në përvjetorin e rënies së tyre gjatë luftës çlirimtare.

“Brigada 133 ‘Adrian Krasniqi’ e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte shtyllë e fortë e luftës për liri. Me trimërinë dhe betejat e saj, ajo nderoi emrin e heroit Adrian Krasniqi dhe gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai tha se me krenari kujton luftëtarët e rënë më 12 dhe 13 prill 1999, duke përmendur me emër dëshmorët që u përjetësuan në këto ditë: Ismet Bicaj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Izet Shatri, Nezir Mujaj, Bujar Visoqi, Abedin Dervishaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj.

Në këtë përvjetor, Haradinaj nderoi edhe dëshmorin e kombit Ekrem Dili, i cili “ra në mbrojtje të territorit dhe popullatës, duke u bërë pjesë e përjetshme e lavdisë kombëtare”.

“Po atë prill të vitit 1999, për disa ditë me radhë, mbi fshatin Lubizhdë të Hasit u krye një nga mizoritë më të rënda të luftës. Mbi 40 shqiptarë, shumica të rinj në moshë, u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Ky akt barbar mbetet një plagë e thellë dhe një kujtesë e përhershme për çmimin e lirisë sonë”, shkroi ai.

Haradinaj përfundoi duke theksuar se liria erdhi disa muaj më pas, por “sakrifica e të rënëve mbetet frymëzim për të ndërtuar një Kosovë të fortë e të mirëqenë, ashtu siç e kishin ëndërruar ata”.

“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Kosova News 12/04/2025 12/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit
14:34 -27/07/2026
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte
14:15 -27/07/2026
Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?