KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Kufij të hapur, por të sigurt – aspiratë e përbashkët
Siguri

Sveçla: Kufij të hapur, por të sigurt – aspiratë e përbashkët

Kosova News
Kosova News 12:41 -12/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë përuruar të shtunën pikëkalimin e përbashkët kufitar të njohur si “One Stop Shop”, në pikën e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, tha se qëllimi i këtij bashkëpunimi është i qartë: kalim më i lehtë, më i sigurt dhe më i shpejtë i kufijve për udhëtarët.

“Për më pak se një vit në ndërtimin e infrastrukturës së re individuale – fizike, tani kemi një sistem funksional i cili mundëson vetëm një ndalesë dhe kontroll të dokumenteve të udhëtimit. Qëllimi është i qartë: kalim më i lehtë, më i sigurt dhe më i shpejtë i kufijve për udhëtarët. Kjo do të thotë një kontroll në vend të dy kontrolleve, pritje më të shkurtra, një përvojë më të mirë dhe, nga ana tjetër, efikasitet më të lartë, koordinim më të mirë dhe luftë më të fortë kundër aktiviteteve të paligjshme,” tha Toshkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se kjo është një pasqyrim i aspiratave të përbashkëta për kufij të hapur, por të sigurt.

“Takimi ynë i përbashkët këtu shënon një hap të rëndësishëm mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me një rezultat konkret që kontribuon në lehtësimin e qarkullimit kufitar dhe ndërveprimit të qytetarëve të dy vendeve tona. Sot po kurorëzojmë një marrëveshje të suksesshme mes ministrive të Brendshme të qeverive tona, e cila mundëson kalimin kufitar me një ndalesë dhe një kontroll. Ky është pa dyshim një pasqyrim i aspiratave tona të përbashkëta për kufij të hapur, por të sigurt,” tha Sveçla.

Kosova dhe Maqedonia V. me një kufi të përbashkët, Kurti: Pritjet më në fund do të reduktohen
Mickoski për kufirin në Bllacë: Sot e ardhmja fillon këtu, për dy shtetet që synojnë BE

Gjithashtu lexoni:

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Gjendet pa shenja jete një person

Kosova News 12/04/2025 12/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte
14:15 -27/07/2026
Haxhiu takon përfaqësuesit e “Albanians for America”
13:48 -27/07/2026
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
13:45 -27/07/2026
Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?