KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IPK arreston një polic dhe rekomandon suspendimin e dy të tjerëve
Siguri

IPK arreston një polic dhe rekomandon suspendimin e dy të tjerëve

Kosova News
Kosova News 14:00 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor në Vushtrri dhe ka rekomanduar suspendimin e dy të tjerëve në raste të ndara në Kaçanik dhe Ferizaj.

Arrestimi ka ndodhur pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ku i dyshuari – një zyrtar policor jashtë detyrës – u ndalua për 48 orë me urdhër të prokurorit, nën dyshimin për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Në Kaçanik, një tjetër zyrtar policor dyshohet për “kanosje” brenda stacionit policor, ndërsa në Ferizaj një polic dyshohet për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. Për të dy këta, IPK ka rekomanduar suspendim për të mundësuar hetime të paanshme.

IPK thekson përkushtimin ndaj profesionalizmit, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe llogaridhënies në Policinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

IPK në raste të ndryshme arrestoi një zyrtar policor dhe rekomandoi suspendimin e dy zyrtarëve tjerë policorë

Prishtinë, 8 prill 2025

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një zyrtar policor në një rast kurse për dy raste tjera i kanë rekomanduar dje Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Kaçanik kurse rasti tjetër në Ferizaj.

Arrestimi i zyrtarit policor ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit ku fillimisht Policia e Kosovës ishte njoftuar për një rast të gjuajtjes më armë zjarri pas orës 3 të mëngjesit në një lokal në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Pasi në këtë rast ishte përfshirë si i dyshuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së. Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin tjetër që raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje” sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përderisa vepra dyshohet të ketë ndodhur brenda objektit të stacionit policor.
Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor.

Në një rast tjetër hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në stacionin policor të Ferizajt me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Pas pranimit të informatave dhe ndërmarrjes së veprimeve të para hetimore, si dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij për të mundësuar një hetim të paanshëm dhe të pavarur.
IPK vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda Policisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Milorad Gjokoviqit për krime lufte

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
15:58 -27/07/2026
Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin
15:19 -27/07/2026
Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad
15:17 -27/07/2026
Dugolli viziton Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit
14:58 -27/07/2026
Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro
14:51 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?