KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR-i forcohet me rreth 270 trupa shtesë
Siguri

KFOR-i forcohet me rreth 270 trupa shtesë

Kosova News
Kosova News 09:40 -06/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Afër 270 trupa shtesë u dislokuan këtë javë në mbështetje të Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

KFOR-i njoftoi se këta trupa janë nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë.

KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane “Sassari”.

Këto përforcime, së bashku me trupat e KFOR-it, e rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë në pajtim me mandatin e saj të gjatë në OKB, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thonë nga KFOR-i.

E bashkëpunim të mirë me pjesëtarët e KFOR-it kanë Policia e Kosovës.

Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, nëse shtohet numri i tyre dhe ata janë në veri të vendit, ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me ta, nuk ka diçka për me theksua përveç asaj se ne jemi partner të vërtetë me ta, edhe është një vlerë e shtuar për veriun që trupat e KFOR-it të jenë këtu”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Njohësi i sigurisë, Shkelzen Sopjani, thotë se ky shtim i trupave të NATO-s po bëhet në bazë të vlerësimeve që bënë vetë KFOR-i në terren.

“Në bazë të vlerësimeve periodike që i bënë vet KFOR-i dhe NATO për situatën e sigurisë dhe po e shohim që jo vetëm në rajon por edhe në arenën ndërkombëtare, globale kemi nëse mund të themi një përkeqësim të situatës së sigurisë në përgjithësi. Po e shohim që ka zhvillime goxha të mëdha edhe në Evropë”, tha Sopjani për Teve1.

Sipas tij, qëllimi kryesor është parandalimi i tensioneve, por edhe si mesazh për Serbinë në rast se tenton, ngritjen e tensioneve.

“Qëllimi është parandalimi i përshkallëzimit të ndonjë përkeqësimi të situatës së sigurisë edhe dërgimi i porosive tek aktorët me theks të veçantë, është e shoh te Serbia”.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Kryetari i Bujanocit dënon vandalizimin e posterit të komandant Lleshit

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit

Kosova News 06/04/2025 06/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica
13:29 -17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
13:03 -17/05/2025
Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte
13:02 -17/05/2025
Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
12:47 -17/05/2025
`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+
12:27 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?