KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e Pejës ligjëron për parandalimin e dukurive negative në shkolla
ArsimSiguri

Prokuroria e Pejës ligjëron për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kosova News
Kosova News 20:36 -04/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të një fushate sensibilizuese për rritjen e vetëdijes te të rinjtë kundër dukurive negative, si dhuna në familje, abuzimet seksuale, droga e prostitucioni, Prokuroria Themelore e Pejës ka mbajtur ligjërata në shkolla të Istogut. Nxënësit u informuan për rreziqet dhe pasojat ligjore të këtyre veprave, si dhe për rëndësinë e raportimit të rasteve.

“Qëllimi i këtyre ligjëratave është që të rinjtë tanë të cilët nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë të kuptojnë më për së afërmi fushën inkriminuese ku mund të bien në shkollat ku ata vijojnë mësimin. Njëkohësisht të njëjtit mund të bien pre e abuzimeve seksuale dhe dukurive tjera negative të cilat jo rrallë herë janë duke u trajtuar dhe paraqitur në kuadër të shkollave ku ata i vijojnë mësimet”, tha Lumturije Vuçetaj, kryeprokurore në Prokurorinë Themelore e Pejës.

Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Mitat Frashëri” në Gurakoc të Istogut janë njoftuar nga afër me pasojat e dukurive negative dhe domosdoshmërinë e parandalimit të tyre.

“Unë mendoj që nga ky takim i sotëm që e patëm me nxënës dhe informacionet që i dhashë dhe udhëzimet që ua përcjella, në të ardhmen ata patjetër që do të reagojnë do të jenë më të përgatitur në këtë drejtim dhe do ta kuptojnë se veprimet kundërligjore në këtë drejtim janë të ndëshkuara dhe duhet të lajmërohen”, tha Sanije Gashi Veseli, prokurore.

 “kemi bashkëpunim të mirë edhe përmes drejtorisë komunale të arsimit me shërbimin policor në Istog, edhe kemi kontakt të rregullt me ta, ata vijnë në patrullime të përditshme rutinore edhe në momente kur ne kemi nevojë për ta lajmërohen dhe janë aty ku është nevoja për nxënës”, tha Januz Ahmetaj, zëvendësdrejtor i SHMT “Mithat Frashëri”.

Zyrtarët e Prokurorisë, pas ligjëratës, për nxënësit e kësaj shkolle kanë shpërndarë fletushka që përmbajnë njohuritë elementare dhe bazike të institucionit të prokurorisë së shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë

Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive

Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit

Jashari dhe Iannucci bisedojnë për mbështetjen e ushtrisë italiane ndaj FSK-së

Sekuestrohen telefona të kontrabanduar në vlerë mbi 64 mijë euro

Kosova News 04/04/2025 04/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor
10:24 -03/07/2025
Pas Pecit, shkon në presidencë Nenad Rashiq
10:03 -03/07/2025
Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë
09:47 -03/07/2025
Faton Peci arrin në presidencë, pas pak takohet me presidenten
09:32 -03/07/2025
Osmani pret sot në një takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
09:12 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?