KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Jemi në siklet”, pasojat për bizneset kosovare pas vendosjes së tarifës nga SHBA-ja
Ekonomi

“Jemi në siklet”, pasojat për bizneset kosovare pas vendosjes së tarifës nga SHBA-ja

Kosova News
Kosova News 19:26 -04/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri më tani pa ndonjë tarifë doganore.

Por, kjo do të ndryshojë pas 5 prillit, kur hyn në fuqi vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifën prej 10 për qind për importet nga Kosova.

Masa tregtare për Kosovën është pjesë e një vendimi më të gjerë të Uashingtonit, që shënjestron me tarifa të gjitha vendet e botës.

Pronari i kompanisë, Valon Osmani, thotë se ky vendim do të ketë ndikim në biznesin e tij, pasi shumica e konsumatorëve janë amerikanë.

Kompania Walone Fashion Group njihet për fustanet elegante dhe moderne të nusërisë.

Osmani thotë se që shtatë vjet eksporton produkte në SHBA që kapin vlerën deri në 800.000 euro në vit.

“Tani jemi në siklet, pasi nuk e dimë si do të reagojnë klientët, a do të vazhdojnë të porosisin apo do të anulohen disa porosi. Tani mbetet të shohim si do të ndikojë kjo situatë. Normalisht, do të marrim disa masa në varësi të zhvillimeve”, thotë ai.

Osmani shprehet se nuk është i interesuar që të ulë sasinë e eksportit, por synon që të rrisë çmimet e produkteve.

Organizatat ekonomike në vend kanë paralajmëruar se tarifa prej 10 për qind do të rrisë çmimet e produkteve me origjinë nga Kosova, duke sjellë pasoja për bizneset.

Ato thonë se që nga viti 2019, eksportet e përgjithshme të Kosovës në SHBA kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe kryesisht për shkak të përmirësimit të cilësisë së produkteve.

Të dhënat e Doganës së Kosovës e konfirmojnë këtë trend. Në vitin 2019, eksportet drejt SHBA-së kapën vlerën e 3 milionë eurove, ndërsa tre vjet më vonë kjo shifër arriti në mbi 131 milionë euro.

Ndërkaq, në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Doganës, eksportet kanë arritur në 5.6 milionë euro, prej të cilave, 3.2 milionë euro i përkasin kategorisë së veshmbathjeve.

Pasojat për eksportuesit kosovarë

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tarifa prej 10 për qind e vendosur nga SHBA-ja mund të ketë ndikim si në të ardhurat e bizneseve, ashtu edhe në uljen e numrit të punëtorëve.

“Patjetër që do të ketë ndikim, sidomos në periudhë afatshkurtër. Duhet pasur parasysh se disa mallra të eksportuara nga Kosova në SHBA kanë pasur çmime më të ulëta, gjë që u ka dhënë një përparësi konkurruese prodhuesve kosovarë”, thotë Zeka.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, shtrenjtimi i produkteve që Kosova eksporton – për shkak të taksës së SHBA-së – mund të bëjë që të bjerë edhe kërkesa për to, rrjedhimisht edhe prodhimi.

“Bizneset do të përpiqen të gjejnë tregje të reja, por kjo kërkon kohë, angazhim dhe investime. Nuk është diçka që ndodh brenda natës, nuk është e lehtë të riorientohesh menjëherë në një treg të ri”, u shpreh Rafuna në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Për të zbutur efektin e tarifës mbi prodhuesit eksportues, organizatat ekonomike kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa lehtësuese.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i bëri thirrje Qeverisë që të mbështesë bizneset e prekura nga ky vendim.

Kërkohet heqja e tarifës ndaj mallrave amerikane

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi Qeverisë pezullimin e tarifës doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara.

Pas kërkesës se presidentes, ministri në detyrë i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, të enjten vonë tha se kabineti qeveritar po e shqyrton tarifën ndaj importeve nga SHBA-ja.

Kërkesë të njëjtë sikurse Osmani bëri edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila vlerësoi se tani është momenti i duhur që Kosova të heqë plotësisht tarifën që aplikon për mallrat amerikane.

“Kjo masë do të ndihmonte Kosovën që të pozicionohej më mirë në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thotë drejtuesi i kësaj ode, Arian Zeka.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mendon se institucionet duhet të shfrytëzojnë të gjitha kanalet diplomatike dhe ekonomike për të negociuar pezullimin, qoftë edhe të përkohshëm, të kësaj tarife.

“Kemi pasur raste të ngjashme më parë. Për shembull, gjatë administratës së presidentit Trump, një tarifë doganore ndaj Kanadasë u pezullua për dy muaj. Pra, kjo është e mundur”, thekson ai.

Përveç ndaj importeve të Kosovës, tarifë prej 10 për qind SHBA-ja ka vendosur edhe ndaj atyre nga Shqipëria. Serbisë i është vendosur tarifë prej 37 për qind, Bosnje e Hercegovinës 35 për qind dhe Maqedonisë së Veriut 33 për qind.

Kurse, ndaj importeve nga Bashkimi Evropian në SHBA është vendosur tarifë prej 20 për qind.

Kosova, e cila është e varur nga importet e BE-së, sipas përfaqësueseve të bizneseve, mund të ndiejë ndikim të dyfishtë nga këto tarifa, duke krijuar sfida të reja për ekonominë e vendit. /REL/

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Kosova News 04/04/2025 04/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?