KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeprokurori Çerkini: Autorë të vrasjes së policit janë dy persona
Siguri

Kryeprokurori Çerkini: Autorë të vrasjes së policit janë dy persona

Kosova News
Kosova News 16:00 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka deklaruar se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, është kryer nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aktit kriminal.

“I njëjti ka qenë duke u kthyer nga puna dhe në momentin e hyrjes në banesë e në shkallët e ndërtesës nga persona të panjohur është qëlluar dhe nga plagët vdekjeprurëse ka ndërruar jetë. Nga provat materiale që i kemi marrë, shihet që aktin e kanë kryer dy persona që për momentin largohen nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në gjetjen dhe kapjen e autorëve të kësaj vrasjeje”, tha ai.

Sipas tij, janë duke marrë të gjitha veprimet hetimore për të zbuluar arsyen dhe motivet për këtë vrasje të rëndë.

“Gjatë natës së kaluar dhe gjatë ditës së sotme janë intervistuar shume persona, dëshmitarë, persona që kanë rastisur në vendin e ngjarjes, që do të na shpijnë në zbardhjen e kësaj çështjeje. Vrasja e pjesëtarit të Policisë është një rast që ka tronditur mbarë opinionin, duke marr parasysh se i njëjti ishte duke u kthyer nga puna e i cili në këtë shërbim ka dhënë një kontribut në mbrojtjen e vlerave qytetare dhe sigurisë së përgjithshme. Kanë rrjedhur informata për arrestimin e personave të ndryshëm. Mund t’ju them se deri me tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale”, tha Çerkini

Ai tha se autoritetet kanë nisur hetime intensive që nga momenti i vrasjes, me bashkëpunimin e prokurorit Ismet Rrahmani, i cili ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me hetuesit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, po kryen një punë të jashtëzakonshme për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike”, tha ai.
Ndryshe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, mbrëmë më 1 prill ka humbur jetën pas një sulmi në hyrje të shtëpisë së tij në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronik, merr disa vendime

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet
13:12 -13/06/2026
Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
12:25 -13/06/2026
Kanadaja, rregulla të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
12:07 -13/06/2026
Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%
11:47 -13/06/2026
“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke
11:07 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?