KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Farkëtari që ruajti trashëgiminë e pesë brezave në Prizren
Kulturë

Farkëtari që ruajti trashëgiminë e pesë brezave në Prizren

Kosova News
Kosova News 13:42 -01/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Tingujt e çekanit mbi hekur, po gjallërojnë herët në mëngjes rrugicën “Zahir Pajaziti” në Prizren. Mes gurëve të vjetër dhe veglave të moçme, po mbahet gjallë një traditë që po zhduket dalëngadalë. Aroma e zjarrit të farkës, paralajmëron hapjen e punishtes së vogël të Mensur Halabakut në qendër të qytetit.

50-vjeçari nga Prizreni po vazhdon zanatin e farkëtarisë të trashëguar prej pesë brezash. Asnjë ditë nuk është e njëjtë, por për 25 vjet i tillë mbetet përkushtimi ndaj punës.

“Këtë zanat duhet me ruajt, trashëgiminë e babës edhe për ta arritur këtë punë duhet me ec përpara. Edhe të shfrytëzohet ky zanat edhe me arrit që të mos humb ky zanat”, thotë ai.

Zanati i tij nuk e ka të njëjtin interes si dikur, por Mensuri është i bindur që për kohë të gjatë do të mbajë të hapur punishten në rrugicën pranë qendrës së qytetit.

“Sot nuk ka interes, ka ra ky zanat. Për ta çuar përpara këtë zanat duhet të investohet, që të arrihet më shumë me marrë teknika edhe që të zhvillohet ky zanat… Baba na i ka lënë neve [zanatin], ne e mbajmë trashëgiminë e tyre edhe punojmë. Çdo ditë e kemi fitimin e mirë, jam i lumtur me çmimin”, shton ai.

Mensuri është zanatçi i njohur në rrethinë, bashkë edhe me disa të tjerë të komunitetit rom në Prizren. Të gjithë janë të përkushtuar që të ruajnë kulturën dhe trashëgiminë rome.

Në këtë drejtim po punon edhe organizata më e vjetër rome në Kosovë “Durmish Asllano” që fillet i ka nga viti 1969. Tri vjet pas themelimit u botua revista e parë “Fjala rome”, e pas saj u punua edhe në alfabetin e përshtatur në fjalorin e Prizrenit.

Dikur si shoqëri kulturo-artistike, por në vitin 2001 u shndërrua në organizatë joqeveritare, thotë udhëheqësi Fatmir Menekshe.

“Organizata ‘Durmish Asllano’ është e ndarë në tri departamente. Fillimisht ka qenë e themeluar si shoqëri kulturore-artistike në vitin 1969, me qëllim kryesor të promovimit të traditave, kulturës dhe gjuhës rome. Që përmes koncerteve dhe valleve tradicionale, koreografive tradicionale, veshjeve tradicionale, këngëve autoktone në gjuhën rome që ta promovojnë sa më mirë kulturën e begatshme rome, jo vetëm në Prizren por edhe në shumë festivale tjera jashtë Kosovës. Por nga ana tjetër ka qenë edhe një zë i fuqishëm sepse atëherë nuk ka pasur shumë subjekte politike”, thotë Fatmir Menekshe, drejtor i organizatës “Durmish Asllano”.

Promovimi i kulturës rome po bëhet përmes aktiviteteve në teatrin rom, publikimit të librave në gjuhën rome dhe radios “Romano Avazo” me transmetim 24 orë në gjuhën rome.

“Në pesë vitet e fundit kemi filluar të eksperimentojmë në teatër me zhanre të ndryshme, pavarësisht që jemi amator. Kemi eksperimentuar teatrin eksperimental, tani jemi duke e bërë njërin prej autorëve më të mëdhenj të historisë së dramaturgjisë që është Bertolt Brecht, i cili e ka themeluar teatrin epik dhe politik”, shprehet ai.

Nga viti i kaluar, organizata joqeveritare “Voice of Roma, Ashkali and Egyptian”, po kërkon hapjen e një qendre multikulturore në Prishtinë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Qendra do të shërbejë si një platformë për të shfaqur kulturën, traditat dhe historinë e komuniteteve rome, ashkalinj dhe egjiptian. Do të organizohen ekspozita, festivale dhe ngjarje të tjera kulturore për të festuar dhe promovuar këto kultura të pasura. Qendra do të ofrojë aktivitete edukative si seminare, leksione dhe punëtori për të informuar publikun mbi historinë dhe kulturën e komuniteteve. Do të krijohet një bibliotekë me burime të ndryshme për të mbështetur edukimin dhe kërkimin”, thuhet në deklaratën e organizatës

Në kërkesën e VORAE thuhet se kjo qendër do të kryejë kërkime mbi historinë dhe kulturën e komuniteteve, e po ashtu do të krijojë një arkiv që të mbledhë dhe ruaj historitë, artefaktet dhe dokumentet e rëndësishme të komuniteteve./KP/

Gjithashtu lexoni:

Rama takon kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, thotë se do të angazohen operatorët privatë për mbledhjen e mbeturinave

Bordi i AKK-së dënon gjuhën denigruese të MAPL-së, alarmon për rrezikimin e 15 milionë eurove nga BE-ja

Derisa Konkursi i Këngës në Eurovision akuzohet për manipulim votash, regjisori Martin Green: Ata kanë sistemin më të përparuar të votimit

Bislimi në takim me Jiri Plecity rithekson nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës

Skanime falas për kancerin e lëkurës në Pejë, pjesë e fushatës kombëtare të vetëdijesimit

Kosova News 01/04/2025 01/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
few clouds
11° _ 10°
86%
1 km/h
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C
Sat
15 °C

Lajmet e Fundit

Refuzohet dëshmia në Hagë, shkak dëshmitari ka probleme mendore
15:03 -20/05/2025
Besa dhe Bashkimi të dielën luajnë duelin vendimtar për Ligën e Parë
14:56 -20/05/2025
Rama takon kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës, thotë se do të angazohen operatorët privatë për mbledhjen e mbeturinave
14:53 -20/05/2025
Trump thotë se është gati të “tërhiqet” nga bisedimet Ukrainë-Rusi nëse “nuk arrihet përparim”
14:50 -20/05/2025
Portieri i njohur shpall vendimin për pensionim në moshën 42-vjeçare
14:47 -20/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?