KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës
Politikë

“Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës

Kosova News
Kosova News 19:35 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me të afruar fundi i numërimit të votave të diasporës, në LDK insistohej nga disa prej anëtarëve të Kryesisë për orkestrimin e një “skeme të organizuar kriminale” brenda partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku.

Në vazhdën e komunikimeve të brendshme të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së, më 2 mars 2025, këtë herë në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala dhe bashkëpartiaku i tij Arben Gashi, zhvilluan mes vete një komunikim “goxha të nxehtë”.

Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së po këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.

“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”, i përgjigjej Kujtim Shala. “Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

“Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, insistonte Arben Gashi në mesazhin në grupin në Viber të kryesisë së LDK-së.

“Ok dajë, e identifikojmë dhe e adresojmë si duhet. Jemi ne, por kemi edhe institucione që merren me gjëra të tilla”, reagoi sërish Shala.

Me “Ok.”e mbyll diskutimin më të Arben Gashi.

“Skemë kriminale”, gjendjen me votat me postë brenda listës zgjedhore të LDK-së e kishte emërtuar edhe anëtari tjetër i kryesisë Shkëmb Manaj. Një mesazh të tij që akuzonte partinë për vjedhje të votave, të cilin Manaj e kishte dërguar në grupin e brendshëm të Kryesisë në “WhatsApp”

“Nuk lejoj kurrë që mandatin të cilin ma kanë dhënë qytetarët, të më vjedhjet nga ata qe me skema të shitblerjes se votave dhe të mbushjes industriale të tyre në postat e vendeve evropiane nga grupe dhe individë që me logjikën e tyre të veprimit nuk kanë të bëjnë asgjë me LDK-në” – thuhej nder tjera në mesazhin e Manajt.

Shkëmb Manaj, disa javë pas akuzave në parti, të premten e 28 marsit u shpërblye me pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, komunë e cila qeveriset nga Përparim Rama i LDK-së. Njoftimin e dha vetë i pari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Nga ana tjetër, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së, pos Kujtim Shalës e Arben Gashit, në diskutimin për “skeme të organizuar kriminale” të “vjedhjes së votave” u përfshi edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.

“Edhe unë kam shumë çka për të folur për dyshimet me abuzim me vota, të cilat e të cilët e kanë dëmtuar LDK-në e jo që e kanë ndihmuar. Askujt nuk i duhet mandati me marrë në kurriz të punë dhe përkushtimit të devotshëm të strukturës dhe anëtarëve besnik të LDK-së në mërgatë. Mireutakofshim në kryesi”, shkruante Zemaj.

“Edhe unë kam shumë çka për të folur për dyshimet me abuzim me vota, të cilat e të cilët e kanë dëmtuar LDK-në e jo që e kanë ndihmuar. Askujt nuk i duhet mandati me marrë në kurriz të punë dhe përkushtimit të devotshëm të strukturës dhe anëtarëve besnik të LDK-së në mërgatë. Mireutakofshim në kryesi”, shkruante Zemaj.

Porosi për bashkëpartiakët dhe kolegët e kryesisë së LDK-së, pati edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“E çuditshme me votat e diasporës së LDK-së nga Komuna e Rahovecit!!! Nga disa kuti po rezulton se diaspora e Rahovecit po i voton kandidatët e Pejës, të Prishtinë e të disa komunave të tjera në masë të madhe jashtë shpërndarjes normale të votave!!! Ndoshta ky është vullneti i elektoratit të LDK-së në diasporë nga Komuna e Rahovecit!!! Por, të njëjtit kandidatë, në Degën e Rahovecit në Kosovë kanë marrë vota sipas një mesatareje të përgjithshme të shpërndarjes së votave në gjithë listën e LDK-së. Në tentoj t’i besoj kësaj shpërndarjeje më shumë, sepse besoj se përfaqëson vullnetin e elektoratit të LDK-së, në Degën e Rahovecit. Ndoshta Grupi i Kryesisë së LDK-së që ka punuar me diasporë na njofton se çfarë po ndodh. Ndoshta unë nuk i kam informatat”, shkruante Avdullah Hoti, më 2 mars 2025, në grupin në “Viber” të kryesisë së LDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën

Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë

Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën si kandidat për Klinën
14:20 -14/06/2025
KFOR-i amerikan realizon stërvitje me helikopter përgjatë kufirit me Serbin
13:47 -14/06/2025
Distria Krasniqi mposht brazilianen Pereira, kalon në raundin tjetër
13:32 -14/06/2025
Vidhen 1 mijë euro në një kafiteri në veri të Mitrovicës
13:06 -14/06/2025
Osmani takon kryetarin e JICA-s, temë projektet zhvillimore në Kosovë
12:39 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?