Policia e Kosovës njofton se i ka arrestuar dy persona nën dyshimin se ata kanë gjuajtur më armë zjarri.
Përveç arrestimeve njësitet policore në Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar edhe dy armë zjarri dhe disa plumba.
“Një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë (7) fishek. Ndërsa, konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armen me tre (3) fishek”, thuhet në njoftimin e policisë.
E në cilësinë e të dyshuarve në të duja rastet është arrestuar nga një person, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.
Bëhet e ditur se ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’./KosovaNews/




