KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK dhe LDK në bisedime për të formuar Qeverinë e re – Problem posti i kryeministrit?
Politikë

PDK dhe LDK në bisedime për të formuar Qeverinë e re – Problem posti i kryeministrit?

Kosova News
Kosova News 17:38 -29/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar tashmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, derisa pyetja kryesore mbetet te posti i kryeministrit.
Në një konferencë për media, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza të premten konfirmoi bisedimet me partitë opozitare për formimin e Qeverisë së re.

Ai para mediave deklaroi se është i gatshëm ta formojë Qeverinë, nëse dështon Lëvizja Vetëvendosje.
“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera.

“Nuk kemi mbërri deri në fazën se di do të duket formula e qeverisë, por jemi duke biseduar. Prandaj, nëse vjen radha, sigurisht e unë jam i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit me i dhënë institucione. Nuk kem mbërri deri të çështjen e ndarjes së posteve”, tha ai.

Hamza u pyet edhe mbi kushtin e LDK-së rreth postit të kryeministrit, ku u përgjigj se “renditja është e qartë”.

“Unë e vlerësoj shumë votën e qytetarëve të Kosovës dhe i kam falënderuar pa dallime partiake, megjithatë renditja e rezultatit është e qartë, ne jemi partia e dytë e cila i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë as bisedë se qysh ka me u dokë qeveria e ardhshme e Kosovës. Radha dihet dhe ne do të bisedojmë mbi bazën e kësaj” – tha kandidati i PDK-së për kryeministër.

Ndërkohë, në një intervistë dhënë së fundi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri po ashtu ka folur rreth diskutimeve me partitë opozitare për formimin e Qeverisë.

Në KosovaPress, ai përmendi frazën e tij të famshme, duke thënë se posti i kryeministrit dhe presidentit kalojnë nga zyrat e LDK-së.

”LDK-ja në këto 25 vjet i ka mbajtur të gjitha partitë politike në shpinë. Ka dalë e para ia ka dhënë të tretin, po ashtu ka dalë e dyta ka udhëheq qeverinë dhe çdo formulë politike që ka qenë në Kosovë, LDK-ja e ka kapitalizuar në interes të Kosovës dhe shumë më pak në interes të vetin. Këto zyre që po shihni ju prapë mbetën zyre që kalon kryeministri dhe presidenti. Sërish, pse e kemi atë rol. Ne nuk jemi arrogant në politikë dhe nuk shantazhojmë politikisht” – ka thënë Haziri.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Kosova News 29/03/2025 29/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?