KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej
BotëSiguri

Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej

Kosova News
Kosova News 14:36 -29/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në nëntor të vitit 2022, një punonjëse e shërbimit të Spitex-it ka përvetësuar bizhuteritë e pronares së moshuar ndërsa pastronte një apartament në rajonin e qytetit Aarau. Kosovarja e lindur në vitin 1976, mësohet se nga komodina dhe kutia e bizhuterive të viktimës ka vjedhur katër byzylykë, tre rrathë, dy gjerdanë, një unazë martese, gjashtë unaza gishtash dhe tre vathë. Të gjitha këto në vlerë prej gati 31 mijë frangash.

Këtë e ka vënë re viktima disa ditë më vonë dhe ka bërë kallëzim.

Në maj të vitit 2024, Gjykata e Qarkut në Aarau e kishte dënuar gruan me 8 muaj burgim me një periudhë prove (me kusht) prej tre vjetësh për vjedhje, si dhe një gjobë prej 3000 frangash. Ajo tani duhet të paguajë edhe një dënim të mëparshëm për mashtrim të shumëfishtë, 6000 franga, për shkakun se nuk i është përmbajtur dënimit të atëhershëm me kusht.

Kosovarja duhet po ashtu t’i rimbursojë viktimës edhe rreth 30 mijë franga.

Punonjësja e Spitex-it u mbrojt kundër akuzës në gjykatën e lartë (kantonale) duke kërkuar një lirim, shkruan aargauerzeitung.ch. Por këtë e bëri me argumente joserioze. Për shembull, në lidhje me byzylykun e gdhendur që u gjet në një çantë dore në dhomën e saj gjatë kontrollit të shtëpisë.

Gdhendja e emrit dhe e datës bënte të qartë se gjerdani i arit i përkiste viktimës. Hajdutja e shpjegoi faktin që gjerdani ishte me të si më poshtë: Nipi i saj atëherë trevjeçar e kishte gjetur gjerdanin në dyshemenë e Spitalit Kantonal Aarau në vitin 2020 dhe e kishte futur në xhepin e xhaketës. Aty do të ketë qëndruar për dy vjet dhe është larë disa herë para se e akuzuara ta gjente përsëri.

Sipas gjykatës më të lartë, ky është një “pretendim i pabesueshëm mbrojtës” që është “plotësisht jashtë një perspektive të arsyeshme”, transmeton albinfo.ch.

Gjykata e lartë ka interpretuar gjithashtu faktin se 3000 franga para të gatshme u gjetën gjatë kontrollit të shtëpisë dhe se e akuzuara nuk kishte asnjë shpjegim të arsyeshëm për këtë. Ajo, edhe në këtë rast kishte bërë justifikime naive – ndërsa gjykata vjen në përfundimin se paratë ishin pjesë e të ardhurave nga shitja e bizhuterive të vjedhura.

Kjo mbështetet edhe nga fakti se byzylyku ​​padyshim ishte lëmuar (gëdhendur) kohët e fundit – ndoshta në përgatitje për një shitje. Pjesa tjetër e bizhuterive nuk u gjet.

“Edhe nëse, kur shihet në tërësi, ky nuk është një rast i një delikti veçanërisht të rëndë, veprimet e të akuzuarës demonstrojnë një paskrupullozitet të konsiderueshëm,” thuhet në vendimin e gjykatës. “Duket veçanërisht perfide që ajo përfitoi nga pozicioni i saj i besimit si punonjëse e Spitex-it dhe nga aksesi i lidhur me atë, në apartamentin e 79-vjeçares, për të vjedhur prej saj. Duke vepruar kështu, ajo shpërdoroi besimin e të moshuarës si dhe atë të punëdhënësit të saj dhe rrezikoi të dëmtonte reputacionin e Spitex-it”.

Gjykata e lartë do ta konsideronte të përshtatshëm një dënim me burg prej dy vjetësh. Por për shkak se ankesa është paraqitur vetëm nga a akuzuara dhe jo nga prokurori publik, këtu vlen ndalimi për përkeqësim të pozitës së të dënuarit, prandaj edhe mbetet tetë muaj, përcjell albinfo.ch. E njëjta gjë vlen edhe për gjobën dhe kur gjoba e mëparshme bëhet e detyrueshme.

Gjithashtu lexoni:

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona

Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Kosova News 29/03/2025 29/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?