KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U nis për në iftar, përfundoi në pranga – agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke pasi doli pro Palestinës
Botë

U nis për në iftar, përfundoi në pranga – agjentët e maskuar amerikanë arrestuan studenten turke pasi doli pro Palestinës

Kosova News
Kosova News 10:53 -27/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjentët e maskuar të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të SHBA-së (DHS) arrestuan shtetasen turke dhe doktoranten në Universitetin Tufts, Rumeysa Ozturk (30), në Massachusetts, pa ndonjë shpjegim paraprak.

Sipas universitetit dhe avokatit të saj. Shtetasja turke kishte kritikuar përgjigjen e universitetit ndaj thirrjeve për t’u larguar nga kompanitë me lidhje me Izraelin.

Avokatja e saj, Mahsa Khanbabai, deklaroi se autoritetet refuzuan të ofrojnë informacion mbi statusin e saj aktual dhe vendndodhjen.

Ozturk, e cila kishte një vizë të vlefshme studimi F-1, u ndalua në Somerville ndërsa po shkonte për iftar. Një video e arrestimit tregon gjashtë persona të paidentifikuar me fytyrat e mbuluara duke i konfiskuar telefonin dhe i vendosën pranga.

“Ne jemi policia”, dëgjohet në video, ndërsa një kalimtar pyet “Pse po fshehni fytyrat?”

Sipas avokates së saj, Ozturk ishte në një bisedë telefonike me nënën e saj kur agentët e maskuar e ndaluan.

“Ne nuk e dimë ku ndodhet dhe nuk kemi arritur të kontaktojmë me të. Deri tani nuk janë ngritur akuza kundër saj”, tha Khanbabai.

Nga ana tjetër, Ambasada turke në Uashington, DC, njoftoi të mërkurën se po e monitoron nga afër ndalimin e Rumeysa Ozturk, një studente turke e doktoraturës në Universitetin Tufts dhe përfituese e bursës Fulbright, e cila u arrestua nga autoritetet amerikane të imigracionit.  

Në një deklaratë, ambasada tha se ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Shtetit, Shërbimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe autoritetet e tjera për rastin e Ozturk.  

“Situata e shtetases sonë, Rumeysa Oztürk, e cila u ndalua në Boston, ShBA, po monitorohet nga afër dhe familja e saj informohet rregullisht”, thuhet në deklaratë. “Po bëhen të gjitha përpjekjet për të ofruar shërbimet konsullore të nevojshme dhe ndihmë ligjore për të mbrojtur të drejtat e saj.”  

Ozturk u arrestua nga ICE të martën në mbrëmje pranë shtëpisë së saj në Somerville, Massachusetts, teksa po shkonte në një darkë iftari për të çelur agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, sipas avokates së saj, Mahsa Khanbabai.  

Ajo u mor në paraburgim nga agjentë federalë të maskuar në mes të ditës, me autoritetet që pretenduan se ajo kishte marrë pjesë në aktivitete mbështetëse për grupin palestinez Hamas – një akuzë që familja dhe mbështetësit e saj e mohojnë kategorikisht.  

Sipas avokates së saj, ndaj Ozturk nuk është ngritur asnjë akuzë. Një video e bërë virale kap momentin e ndalimit të saj, duke treguar individë të maskuar që e prangosin, ndonëse ajo nuk reziston.  

Ndalimi i saj vjen pas një fushate nga Canary Mission, një faqe pro Izraelit që përfshin në listë të zezë studentët dhe aktivistët propalestinezë. Në vitin 2024, Ozturk ishte bashkautore e një opinioni në gazetën e Universitetit Tufts, The Tufts Daily, duke i bërë thirrje shkollës të njohë atë që ajo e përshkroi si gjenocid ndaj palestinezëve dhe të tërhiqet nga kompanitë me lidhje me Izraelin.  

Sipas faqes ICE Locator, Ozturk po mbahet në një qendër paraburgimi në Luiziana.

Turkish PhD student Rumeysa Ozturk was detained by masked U.S. ICE agents yesterday while heading to an Iftar dinner in Massachusetts.

Ozturk, who held a valid F-1 visa and studied at Tufts University, was reportedly being watched for two days before her arrest.

She was on the… pic.twitter.com/eL92GyKE3J

— Clash Report (@clashreport) March 26, 2025

Gjithashtu lexoni:

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Kosova News 27/03/2025 27/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?