KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyn në fuqi armëpushimi në Gaza
Botë

Hyn në fuqi armëpushimi në Gaza

Kosova News
Kosova News 23:17 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një armëpushim midis Izraelit dhe militantëve palestinezë ka hyrë në fuqi pas tri ditësh dhune që lanë të paktën 43 të vdekur.

Militantët e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) thanë se armëpushimi do të fillojë në orën 23:30 me orën lokale (20:30 GMT), pas bisedimeve të moderuara nga ndërmjetësit egjiptianë.

Zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid konfirmoi armëpushimin.

Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditorë në maj 2021.

- Reklamë -

Ushtria izraelite tha se filloi sulmin e fundit në Rripin e Gazës në përgjigje të kërcënimeve nga një grup militant. Ai pasoi ditë tensionesh pasi Izraeli arrestoi një anëtar të lartë të PIJ-së në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Armëpushimi u ndërmjetësua nga Egjipti gjatë ditës. Raportet për marrëveshjen e armëpushimit pasuan shqetësimet për situatën humanitare në Gaza, pasi zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan se spitalet kishin karburant të mjaftueshëm vetëm për të vënë në punë gjeneratorët për dy ditë të tjera.

“Ne vlerësojmë përpjekjet egjiptiane që ishin bërë për t’i dhënë fund agresionit izraelit kundër popullit tonë,” tha zëdhënësi i Xhihadit Islamik, Tareq Selmi.

Izraeli njoftoi se “ruan të drejtën për t’u përgjigjur fuqishëm” nëse shkelet armëpushimi.

Izraeli akuzoi militantët e PIJ-së se shkaktuan aksidentalisht të paktën disa nga vdekjet brenda Gazës – duke pretenduar të shtunën se grupi hodhi një raketë duke vrarë shumë fëmijë në Jabalia. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Konflikti i fundit pason nga afër arrestimin e Bassem Saadi, i cili raportohet të jetë kreu i PIJ në Bregun Perëndimor, të hënën mbrëma.

PIJ, e cila është një nga grupet më të forta militante që vepron në Gaza, mbështetet nga Irani dhe ka selinë në kryeqytetin sirian Damask. Ajo ka qenë përgjegjëse për shumë sulme, duke përfshirë raketat dhe të shtënat kundër Izraelit.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje

TAGGED: Gaza
Kosova News 07/08/2022 07/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?