KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar
Siguri

Maloku në Hagë: Është e vështirë ta kuptosh UÇK-në, Ushtri që u ngrit prej popullit të robëruar

Kosova News
Kosova News 11:28 -26/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Naim Maloku deklaroi se është e veshtirë që të kuptohet funksionimi i një Ushtrie që është ngritur nga populli i robëruar siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Këtë deklarim, Maloku e bëri të mërkurën në ditën e tretë të dëshmisë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Është vështirë me e kuptu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptu një Ushtri që ngritet prej një populli të robnum, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës”, tha Maloku duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Kur u pyet për Mensur Kosumin, Maloku tha se nuk e ka ditur që personi në fjalë ka qenë shef i zbulimit.

“Me tregu të drejtën, për pozitën e tij që e ka pasur si shef zbulimi nuk e kam ditë”, tha Maloku.

Dëshmitari, të martën, për Prokurorinë ka thënë se Faton Mehmetaj ka qenë epror i Sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën e Dukagjinit.

“Në ato njësi ku kam qenë, në ato takime dhe ato inspektime që i kam bërë, unë nuk e kam pa atë kurrë që të marrë pjesë. Ai ka pas punë tjetër… nuk kam has kurrrkund me punët që ka pas Faton Mehmetaj, nuk ka pas pikë-kryqëzim askund”, tha Maloku për Mehmetajn.

Dëshmitarit iu prezanua deklarata e Faton Mehmetajt për ZPS-në, ku kishte thënë se detyrën si udhëheqës në sektorin e ZKZ-së e ka mbajtur vetëm dy muaj dhe në këtë pozitë pas tij erdhi një person tjetër.

Po ashtu, atij iu prezantua një dokument që thuhej se është lëshuar nga sektori i ZKZ-së, por që dëshmitari tha se nuk e di se kush është autori.

Sipas Dixon, ky dokument përmbante informacione për punën dhe veprimtarinë e Malokut, gjë për të cilën ky i fundit tha se e ka parë për herë të parë këtë material në Hagë.

Malokut më pas iu prezantua procesverbali i një mbledhjeje të 30 janarit 1999, ku ishte pjesëmarrës një person me emrin Lulzim Morina, për të cilin dëshmitari tha se nuk i kujtohet nëse ai ishte bërë komandant i Brigadës 135.

Ai tha se emërimi i Morinës në këtë Brigadë mund të jetë bërë pas muajit maj të 1999-ës.

Dokumenti i radhës që iu shfaq dëshmitarit, ishte një urdhëresë e 22 marsit 1999, e nënshkruar nga Lulzim Morina si komandant i Brigadës në fjalë. Maloku tha se nuk e njeh nënshkrimin e tij, por që sipas tij, dokumenti s’ka asnjë shenjë që është i Zonës Operative të Dukagjinit.

Atij iu prezantua një dokument tjetër ku thuhej që Morina ishte komandant brigade, por që dëshmitari sërish tha se nuk e ka ditur që në atë periudhë ishte një emërim i tillë. Ndërsa, për më vonë, ka mundur të ndodhë.

“Nuk shoh shenjë që ky dokument është dokument zyrtar i Zonës Operative të Dukagjinit. Zakonisht dokumentacionin e Zonës Operative të Dukagjinit e mbante Emrush Xhemajli. Këtu nuk e shoh ansjë shenjë që ky dokument është i Zonës Operative të Dukagjinit. Data këtu, në atë periudhë unë nuk e kam njoftë që ai ka qenë komandant brigade”, tha Maloku.

Me kaq, përfundoi pyetjet mbrojtja e Kadri Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

Kujtojmë se të martën, dëshmitari u mor në pyetje përveç nga Prokuroria, edhe nga mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq.

Kryetari i trupit gjykues Charles Smith III sot njoftoi se pushim të drekës nuk do të bëjnë një orë e gjysmë por një orë, me arsyetimin që të shfrytëzohet koha që të përfundojë dëshminë Maloku dhe të vazhdohet më pas gjatë kësaj jave me dëshmitarin tjetër.

Veç kësaj, Smitha njoftoi se Zyra Administrative ka pyetur Malokun se a mund javën tjetër që të jetë në dispozicion, por që dëshmitari nuk ka pranuar, duke dhënë edhe arsye specifike që nuk u bënë të ditura në gjykatë.

Andaj, gjykatësi tha se do të mundohen që dëshmia e Malokut të përfundojë sot ose eventualisht të enjten në mëngjes.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020, , raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme

Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

Kosova News 26/03/2025 26/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?