KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja pritet t’i bëjë pagesat e para për Serbinë ndërkohë që mban masat ndëshkuese ndaj Kosovës
Politikë

BE-ja pritet t’i bëjë pagesat e para për Serbinë ndërkohë që mban masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 17:08 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të parat vende të rajonit të Ballkanit për të cilat Bashkimi Evropian ka bërë pagesat e para financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor. Burimet e BE-së thonë se së shpejti pagesa do të bëhet dhe për Serbinë. Kjo do të thotë se sipas BE-së, Serbia e ka përmbushur edhe parakushtin specifik që sjellje konstruktive në normalizimin e raporteve me Kosovën. Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvend „marrëveshjen për kredi“ me BE dhe derisa të mos e bëj këtë nuk mund të merr pagesa. Ndërkohë ndaj Kosovës, BE-ja po i mban masat ndëshkuese të vendosura në qershor të vitit 2023.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se i ka kryer pagesat e para për Republikën e Shqipërisë nga plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Fjala është për “para financimin” që kap shumën prej 7 për qind të mjeteve të përgjithshme, të cilat nga ky plan i janë dedikuar Shqipërisë. Shqipërisë i janë paguar tashmë 64,5 milionë euro nga të cilat 34 milionë kredi për buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër për infrastrukturë.

Një ditë më parë, BE-ja ka njoftuar se i ka realizuar edhe pagesat e para për Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të parat vende të rajonit të Ballkanit për të cilat BE-ja ka bërë pagesat e para të financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor. Burimet e BE-së thonë se së shpejti pagesa do të bëhet edhe për Serbinë. Kjo do të thotë se sipas BE-së, Serbia e ka përmbushur edhe parakushtin specifik për sjellje konstruktive në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvend “marrëveshjen për kredi” me BE-në dhe derisa të mos e bëjë këtë nuk mund të marrë pagesa. Ndërkohë, ndaj Kosovës BE-ja po i mban masat ndëshkuese të vendosura në qershorin e vitit 2023.

Për Kosovën dhe Serbinë, përpos kushteve të përgjithshme që vlejnë për të gjitha vendet e rajonit, parakusht është edhe angazhimi konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve.

Nëse BE-ja ka vendosur t’i bëj pagesat e para për Serbinë, atëherë Shërbimi i Veprimit të jashtëm (EEAS) dhe Komisioni Evropian kanë vlerësuar se sjellja e Serbisë në normalizimin e raporteve është konstruktive. Kjo për disa diplomatë evropian duket “diskutabile” duke pasur parasysh se ka pasur disa veprime të Serbisë të cilat nga vetë BE-ja janë quajtur si shkelje e obligimeve nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

Në BE thonë se janë të gatshëm t’i kryejnë edhe pagesat për Kosovën, por është Kosova ajo e cila nuk i ka kryer procedurat e saja të brendshme. Dhe Kosova në këtë moment as që mund t’i kryejë këto procedura pasi nuk ka Kuvend të konstituuar, i cili do të mund ta ratifikonte Marrëveshjen. Pra, derisa të mos konstituohet Kuvendi, Kosova nuk ka gjasa t’i marrë pagesat e para nga ky plan.

Këto marrëveshje kanë karakter të marrëveshjeve ndërkombëtare prandaj edhe duhet të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave.

BE-ja ka vendosur që të gjitha vendet për të cilat janë aprovuar agjendat e reformave dhe rritjes të paguhet si “pagesë para financuese”, shuma prej 7 për qind e mjeteve të dedikuara për atë vend përkatës. Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë përmbushur kushtin e miratimit të agjendave të reformave.

Paketa në total është në një vlerë prej 6 miliardë euro për të gjitha vendet e rajonit për një periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Nga kjo shumë, 2 miliardë janë grante nga BE-ja pa kthim ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga ky plan i rritjes.

Mbi 250 milionë Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Sipas kësaj, Kosovës do t’i paguheshin 7 për qind në fillim si “para financim”, që i bie rreth 61 milionë euro. Për kokë banori, Kosova do të përfitojë më së shumti nga të gjitha vendet e rajonit nga kjo paketë.

Shqipëria do të përfitojë në total 922 milionë euro, Maqedonia e Veriut gjithsej do t’i mund të ketë në dispozicion 750 milionë euro, Serbia 1.58 miliardë euro, Bosnjë-Hercegovina 1 miliardë e 85 milionë euro, ndërsa Mali i zi 383 milionë euro.

Gjithashtu lexoni:

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Osmani me ambasadorin britanik, flasin për krijimin e institucioneve

Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën, ose të ulemi të flasim, ose të vazhdojmë këtë cirk

Osmani priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Gërvalla beson se ka njerëz në LDK që do ta shtyjnë Abdixhikun të ndërrojë qëndrim ndaj VV-së

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?