KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kur duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë?
Politikë

​Kur duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë?

Kosova News
Kosova News 13:32 -25/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në shoqërinë civile janë të ndarë se a duhet të ndodh kjo para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit apo në momentin e betimit si deputet në parlament.

Sipas Ligjit për Qeverinë-pikës 1 të nenit 26, “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Mirëpo, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se nuk është e nevojshme të bëhet dorëheqja, por, theksojnë se qeveria do t’i ketë përgjegjësitë e kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Certifikimi i rezultateve mund të bëhet këtë javë nëse respektohen afatet ligjore që kanë të bëjnë me adresimin e ankesave.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj thotë se kryeministri dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë, dorëheqjen duhet ta bëjnë pas betimit në legjislativ. Kësisoj, thekson ai, se mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet.

Sipas tij, duhet bërë interpretim logjik i Kushtetutës, pasi “ka mospërputhje në lidhje me fillimin e mandatit të deputetit” meqë, siç deklaron ai, diku thuhet se “nis me t’u certifikuar rezultatet e diku me t’u konstituar Kuvendi”.

“Qeveria është në detyrë, ministrat janë në detyrë, rrjedhimisht pjesa ku ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë si dhe kryeministri, nuk duhet të japin dorëheqje. Ligji që është miratuar në vitin 2022 është një ligj i dobët, meqenëse nga Kushtetuta e Kosovës është interpretuar një dispozitë që nuk është zbatuar asnjëherë dhe mund të konsiderohet e vdekur për nga interpretimi juridik. Në këtë mënyrë ajo është bërë copy-paste. Ministrat që janë zgjedhur deputetë dorëheqjen duhet ta japin pas betimit që e bëjnë si deputetë në Kuvend dhe jo një ditë para certifikimit të zgjedhjeve. Te neni 66 i Kushtetutës së Kosovës thuhet që Kuvendi ka mandat 4-vjeçar, ku brenda 30 ditëve kur mbahet seanca konstituive. Ndërkohë sikur të fillonte mandati sipas nenit 70 paragrafi 2, atëherë Kuvendi do të kishte mandat më shumë se 4-vjeçar dhe do të ishte mandat jokushtetues. Për këtë çështje interpretimi i IKD-së është interpretim logjik i Kushtetutës në mënyrë që të mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet”, thekson ai.

Por të kundërtën e thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike. Sipas hulumtuesit Levik Rashiti, në bazë të nenit 72 të Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

Rrjedhimisht, sipas tij, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqjen para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai thotë se nëse të njëjtit presin betimin në Kuvend për të dhënë dorëheqje do të kishte një situatë kundër-kushtetuese.

“Sipas nenit 72 të Kushtetutës i cili flet për papajtueshmërinë e funksionit të një deputeti të Kuvendit dhe mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Por edhe në bazë të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për qeverinë, anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, e cila duhet të ndodh pasi të merren vendimet përfundimtare nga ana e Gjykatës Supreme. Duhet të ketë dorëheqje dhe dorëheqja duhet të vjen para se të certifikohen si deputet, pasi përndryshe do të kishim një situatë kundër-kushtetuese. Meqenëse mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit, pra që shprehet taksativisht në Kushtetutën e Kosovës, atëherë i bie që para certifikimit kur edhe fillon mandati i deputetit, duhet të ketë dorëheqje. Betimi vjen pas certifikimit të kandidatëve të cilët janë zgjedhur për deputetë. Në atë rast nëse pritet pas certifikimit atëherë do të kishim një situatë kundër-kushtetuese pasi do të kishim një post të cilin do ta ushtronte tanimë deputeti apo deputetja”, thekson Rashiti për kp.

Megjithatë, Jakaj dhe Rashiti pajtohen se qeveria do të ketë përgjegjësi të kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, thotë se qeveria nuk mund të propozojë projektligje të reja, të marrë nisma për marrëveshje ndërkombëtare e të bëjë emërime.

Qeveria Kurti ka bërë saktësisht katër vjet mandat, prej kur ka marrë detyrën më 22 mars 2021.

“Qeveria tashmë konsiderohet në detyrë, me funksione të cilat janë të kufizuara sipas Ligjit për qeverinë. Nuk miraton projektligje, nuk miraton strategji, koncept-dokumente, marrëveshje ndërkombëtare, s’propozon emërime të bordeve kolegjiale individuale që kërkojnë emërim nga kuvendi dhe vet qeveria”, deklaron Jakaj.

Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë fare në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kosova News 25/03/2025 25/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?