KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në Mitrovicen Veriore, arrestohet një shtetas serb
Siguri

Policia e Kosovës kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në Mitrovicen Veriore, arrestohet një shtetas serb

Kosova News
Kosova News 23:48 -24/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) nga Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm në rajonin e Mitrovicës së Veriut, ku ka parandaluar transportimin e një sasie të konsiderueshme narkotikësh.
Me datën 24 mars 2025, pas marrjes së informacionit të besueshëm se një automjet me targa serbe dyshohet se po transporton narkotikë. DHTN-Mitrovicë veri, në koordinim me Policinë Kufitare dhe mbështetje nga Njësia e Krim Teknikes, ka realizuar një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar Republika e Kosovës–Serbi në Jarinjë.
Gajtë realizimit të operacionit policor të koduar “ SHTEGU” për kontrolle të disa automjeteve të dyshuara, një automjet i markës Mercedes A-Class me targa serbe është përzgjedhur për kontroll. Pasi janë ngritur dyshime të theksuara, automjeti në fjalë është derguar në Mitrovicën e Jugut për një kontroll më të detajuar. Gjatë inspektimit dhe kontrollit të automjetit, në pjesën e poshtme të tij është gjetur një rezervuar i shtuar metalik, me përmasa 160×97 cm dhe thellësi 25 cm, i cili dyshohej të mbante substanca narkotike.
Pas hapjes së rezervuarit, janë gjetur gjithsej 30 pako të mbështjella me folie transparente, që përmbanin substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Pesha totale e sasisë së konfiskuar është 32.4 kilogramë.
Operacioni është realizuar në konsultim të plotë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Në përputhje me procedurat ligjore, dy telefonë celularë janë konfiskuar dhe automjeti i dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtejshme. I dyshuari, me iniciale (N.M-Beograd) pas veprimeve të para hetimore, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimi i rastit vazhdon nga antidroga- Mitrovicë e Veriut.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe rendin, duke luftuar me vendosmëri çdo formë të krimit, përfshirë trafikun e narkotikëve dhe veprimtaritë e paligjshme që rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajon çdo individ që ka informacione për aktivitete të dyshimta kriminale, që të kontaktojë autoritetet përkatëse.

Gjithashtu lexoni:

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-jaLëvizja Vetëvendosje

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Kosova News 24/03/2025 24/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-jaLëvizja Vetëvendosje
22:57 -13/06/2026
Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?