Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Leposaviq.
Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.


