Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-Sekretaren amerkane të Shtetit, Medeleine Albright, në trevjetorin e vdekjes.Vepër titanike i ka quajtur Haradinaj veprimet e Albright për punën që ka bërë ajo sa ishte sekretare në kohën e luftës në Kosovë, “për Kosovën e lirë dhe Kosovës e pavarur” – thotë Haradinaj.
Historia e Kosovës së lirë fillon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Haradinajt dhe shtetësia e Kosovës mbetet me SHBA-të.“Për aq sa të ketë Kosovë, e që do të ketë përjetë, aq do të jetë pjesë e historisë edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Albright” – shkruan Haradinaj.


