KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dërguari i Trumpit zbulon se cili është problemi më i madh i negociatave mes Zelenskyt dhe Putinit
Botë

I dërguari i Trumpit zbulon se cili është problemi më i madh i negociatave mes Zelenskyt dhe Putinit

Kosova News
Kosova News 17:23 -22/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme, si dhe për Rusinë dhe Ukrainën, Steve Witkoff, tha se problemi më i madh në zgjidhjen e luftës ruso-ukrainase është çështja e Krimesë dhe “katër rajoneve” ku Rusia ka mbajtur referendume të paligjshme për aneksim.

Ai ka qenë i ftuar në një podcast të Tuckeri Carlsons, ku ka folur për negociatat për armëpushim në Ukrainë.

Me “katër rajonet” që ai beson se do të paraqesin problem në negociata, Witkoff ka parasysh rajonet e përkohshme të pushtuara të Donetskut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporozhzhias. Sipas tij, shumica e popullsisë në këto rajone fliste rusisht dhe donte të bashkohej me Federatën Ruse.

Witkoff gjithashtu ka theksuar se këto territore të pushtuara të Ukrainës “kanë qenë gjithmonë një problem”.

“E dini, askush nuk donte të fliste për këtë. Ky është një lloj elefanti në dhomë. Një tjetër ‘elefant në dhomë’ janë çështjet kushtetuese në Ukrainë lidhur me atë se çfarë mund të pranojnë në lidhje me humbjen e territoreve. Rusia kontrollon këto shtete. Pyetja është, a do ta pranojë bota se këto territore janë ruse? A do të mund Zelensky të mbijetojë politikisht nëse e pranon këtë? Ky është problemi kryesor i konfliktit”, tha Witkoff.

I dërguari i Trumpit gjithashtu mendon se Rusia nuk dëshiron të absorbojë të gjithë Ukrainën, sepse “ka marrë atë që ka dashur”.

Më parë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte deklaruar se Ukraina mban qëndrimin që nuk do t’i pranojë territoret e pushtuara si të Rusisë. Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë mendojnë se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për çështjet e territoreve, forcave paqeruajtëse dhe neutralitetit të Ukrainë.

Witkoff ka shtuar gjithashtu se Ukraina nuk do të mund të bëhet anëtare e NATO-s për shkak të qëndrimit të Uashingtonit dhe Moskës për këtë çështje ndërsa këtë e ka pranuar “de facto” presidenti ukrainas.

Witkoff ka theksuar se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime për mundësinë që Ukrainës t’i jepen garanci të sigurisë të ngjashme me nenin 5 të Kartës së NATO-s, si SHBA dhe vendet evropiane, por pa anëtarësim formal në Aleancë.

“Kjo çështje mbetet e hapur për diskutim të mëtejshëm, por mendoj se do të pranohet: nëse ka një marrëveshje paqeje, Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s”, tha Witkoff. 

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

Kosova News 22/03/2025 22/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?