KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesë në sektorin publik
Shëndetësi

Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesë në sektorin publik

Kosova News
Kosova News 21:09 -21/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë përballur me mungesë të përfuzioneve si NaCl.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Shoqata e Distributoreve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës.

Sipas shoqatës, arsyeja kryesore për mungesën e këtyre produkteve është çmimi i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili sipas tyre është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot reale të furnizuesve.

“Po, kemi informata për mungesë në sektorin privat të të gjitha përfuzioneve si NaCl, Glukozë dhe të tjera, të cilat për shkak të çmimeve tejet të ulëta të miratuara (nën çmimin furnizues) nga ana e komisionit për deklarimin e çmimeve pranë MSH, furnitorëve ju është pamundësuar furnizimi permanent dhe importi i këtyre produkteve”, ka thënë nga Shoqata

Në mediagjatë ditës së djeshme është raportuar se në Spitalin e Mitrovicës janë anuluar pesë operacione shkaku i mungesës së NaCl-së.

Por, pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje ka bërë të ditur se ka furnizuar të gjitha institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me produktet NaCl 0.9% në përmasa prej 500 ml dhe 100 ml, në përputhje me planifikimet dhe kërkesat e rregullta të QKMF-ve në nivel vendi.

“Konsiderojmë se nuk ka mungesë të këtij produkti”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Ndërkohë, sa i përket tregut të lirë, MSh bën të ditur se ditëve në vijim do të publikohet lista zyrtare e çmimeve për produktet që deri tani nuk kanë pasur çmime të përcaktuara.

“Operatorët do të pajisen me banderola me çmime të produkteve”, thuhet më tej në përgjigjen e MSh-së.

Mungesat e NaCl dhe medikamenteve tjera në barnatoret private, MSh thotë se kjo vjen si rezultat i produkteve të cilat nuk kanë deklaruar çmimin brenda afatit të caktuar, e rrjedhimisht, ato nuk mund të qarkullojnë pa një çmim zyrtar.

“Ministria e Shëndetësisë, me vendim, ka hapur afatin për deklarimin e çmimeve të produkteve që nuk kanë pasur çmime, janë produkte të reja dhe për ndryshimin e çmimit për ato produkte për të cilat është përcaktuar çmimi”, kanë theksuar nga MSh.

Sa i përket çështjes se disa depo furnizuese po ofrojnë barna me çmime të vjetra, të cilat nuk përputhen me listën e çmimeve të reja të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, kjo e fundit ka refuzuar të komentoi nëse ka pasur inspektime, duke thënë se inspektime janë kryer në barnatore.

“Lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale, e miratuar me Vendim nr. 208/XII/2024 të Ministrit të Shëndetësisë, ka hyrë në fuqi më datë 01.02.2025. Nga kjo datë, Inspektorati Farmaceutik ka filluar zbatimin e këtij Vendimi të Ministrit, ku deri me tani janë kryer rreth 500 inspektime në qarkullues farmaceutik me pakicë (barnatore). Gjatë këtyre inspektimeve, është vënë re se barnatoret kanë filluar të zbatojnë këtë vendim”, thuhet në përgjigjen e MSh.

Gjithashtu, Ministria ka shtuar se “AKPPM ka vendosur çmimet sipas Listës Zyrtare në banderolat e produkteve medicinale në importet e reja”.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronik, merr disa vendime

Robertson: Çlirimi i Kosovës ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime

Kosova News 21/03/2025 21/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?