Një incident i pazakontë është raportuar në Lipjan, ku një qytetar ka gjetur dy granata dore brenda një qeseje të zezë në oborrin e tij,
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar autoritetet rreth orës 13:00 të së enjtes, ndërsa njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se si dhe nga kush janë vendosur granatat në atë lokacion.


