KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarët e LDK-së shpërndanë video me aludimin se LVV ka manipuluar me vota, prokuroria autorizon hetimet
Pa kategori

Zyrtarët e LDK-së shpërndanë video me aludimin se LVV ka manipuluar me vota, prokuroria autorizon hetimet

Alban Begolli
Alban Begolli 17:56 -20/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, më 18 dhe 19.03.2025,  ka shpërndarë dy video në rrjete sociale, përmes së cilave aludohet se njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje kanë plotësuar vota me postë.

“KJO është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po ‘dyshojnë’ se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!” – shkruante mes tjerash Kica-Xhelili në postimin e publikuar më 18.03.2025.

Ngjashëm si Kica-Xhelili, video në rrjetet sociale me të njëjtat aludime ka shpërndarë edhe kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi.

Në postimin e tij të datës 19.03.2025, përveç videos së bashkëngjitur, Azemi thotë: “Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kane postu t’u u ndi krenar. Tash per me i fshehë këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”.

Ngjashëm si Kica-Xhelili, video në rrjetet sociale me të njëjtat aludime ka shpërndarë edhe kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi.

Në postimin e tij të datës 19.03.2025, përveç videos së bashkëngjitur, Azemi thotë: “Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kane postu t’u u ndi krenar. Tash per me i fshehë këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”.

Prokuroria, më 20.03.2025 ka konfirmuar se ka autorizuar Policinë që të grumbullojë informacione.

“Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Kica-Xhelili  e pyetur se a i ka dërguar këto video në Prokurori ka thënë se ato vetëm se janë në Prokurori.

“Këto video tashmë janë në Prokurori. Janë dorëzuar nga eksponentë të ndryshëm politik. Tani vonë më kanë rënë mua në dorë meqë janë publikuar edhe në rrjete të ndryshme sociale. ⁠Nuk kam asnjë indikacion që janë të komprometuara apo modifikuara” – ka deklaruar Kica-Xhelili.

Edhe Azemi thotë se videot nuk i ka dorëzuar në Prokurori.

“Këto janë video të cilat i kemi marr nga rrjetet sociale ku janë postu nga njerëz të tyre. Pra siç e shihni janë bukur krenarë me postimet të cilat i kanë bërë dhe dëshmi të cilat ata vet i kanë lënë si gjurmë në rrjete sociale”, ka deklaruar ai.

“Unë nuk i kam dërgu në Prokurori, për shkak se janë publike por mendoj që Prokuroria i ka këto informacione, ashtu siç i kemi marr edhe ne, online, dhe besoj që kanë mjaftueshëm dëshmi për me reagu dhe për me pa çka ka ndodh në realitet” – ka deklaruar Azemi për KALLXO.com.

Për këtë çështje, mediumi ka insistuar të marrë një qëndrim nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk ka kthyer përgjigje.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar rivotim me postë.

Blerim Sallahu dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie, Alim Rama, më 17.03.2025, dorëzuan ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Paraështresa.

Sipas tyre, ka fakte të manipulimit të votës me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për çka kërkojnë rivotim, anulim të votave me postë të LDK-së dhe heqjen nga lista të disa kandidatëve, të cilët sipas tyre kanë vota të manipuluara.

“Këto vota kanë pas një adresë të vetme- LDK. Votimi ka ndodh në formë të manipuluar, në formë të organizuar, masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë, me kimik të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta” – deklaroi mes tjerash zëvendësministri i Drejtësisë.

Por, PZAP e ka hedhur si të pabazuar ankesën e LVV-së.

Më 19.03.2025, Sallahu ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.

“PZAP vendosi për legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK dhe udhëheqja e saj. Shpresojmë se Gjykata Supreme nuk do të bie pre e papërgjegjësisë, joprofesionalizimit dhe ndikimit politik që PZAP ka pasur nga akterë politik dhe parapolitik” – ka shkruar ai mes tjerash, raporton Kallxo.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Alban Begolli 20/03/2025 20/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?