KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet konferenca me temë Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë
Arsim

Mbahet konferenca me temë Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:49 -19/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në konferencën “Ndikimi i PISA-s në informimin e politikave arsimore në Kosovë”, që ka karakter informues dhe është një hap domethënës për të kuptuar progresin në fushën e arsimit dhe për të koordinuar përpjekjet për një të ardhme më të mirë.

Ministrja Arbërie Nagavci përmendi rëndësinë e përgatitjeve për testin PISA, duke trajtuar disa prej çështjeve më të ndjeshme në sistemin arsimor të Kosovës.

Ministrja theksoi rolin e bashkëpunimit të shumë palëve në procesin e arsimit është një qasje e duhur dhe e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së arsimit, si dhe veprimi i koordinuar mes Ministrisë, drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve, prindërve dhe vetë nxënësve është baza për të siguruar që politikat e hartuara të zbatohen me sukses në praktikë.

Arritjet e përmendura nga Ministrja Arbërie Nagavci tregojnë një përqendrim të dukshëm në përmirësimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, si rritja prej 32% e buxhetit të arsimit nga 2020 deri në 2025, përmirësimet në infrastrukturën arsimore, rishikimi i teksteve të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës për klasat 1-12, si dhe miratimi i rregullores për përzgjedhjen dhe emërimin e punonjësve.

Ndër të tjera, Nagavci tha se vendimi për të ndarë rezultatet individualisht me shkollat është një hap praktik dhe shumë i rëndësishëm për të nxitur transparencën dhe përmirësimin e cilësisë në arsim. Për më tepër, përfshirja e gjerë e ekspertëve, mësimdhënësve, prindërve dhe hulumtuesve gjatë procesit të rekomandimeve për testin PISA tregon një përkushtim të vërtetë për të adresuar sfidat në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Ndërsa përmes linjës online, Drejtori i OECD-së për Arsim, Andreas Schleicher nënvizon rëndësinë e fushave themelore si matematika, shkenca dhe leximi në krijimin e një sistemi arsimor të suksesshëm. Ai tha se, këto fusha nuk janë vetëm shtylla të arsimimit cilësor, por janë edhe thelbësore për përgatitjen e nxënësve që të përballen me kërkesat e një bote gjithnjë në ndryshim dhe të tregut të punës.

Gjithashtu lexoni:

Peci: Është interesi i qytetarëve që unë të kandidoj për Mitrovicën

Krasniqi: Konstituimin duhet ta bëjmë qysh nesër, Kosova s’mund të presë

Thaçi dhe të tjerët, ndryshon pjesërisht orari i gjykimit

Kurti ishte me bashkëshorten në festën e Ambasadës Amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”

Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën

Kosova News 19/03/2025 19/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Lansohet fushata ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive
08:51 -03/07/2025
Tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:25 -03/07/2025
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
23:15 -02/07/2025
Çitaku: Albin Kurti po i shërben Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
22:52 -02/07/2025
Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA
21:46 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?