KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Qosja vazhdon të krijojë tingullin e bukur kur prek shkronjën e re për të krijuar fjalën e fjalisë së fundit
Kulturë

Kryeministri Kurti: Qosja vazhdon të krijojë tingullin e bukur kur prek shkronjën e re për të krijuar fjalën e fjalisë së fundit

Kosova News
Kosova News 23:12 -18/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për veprimtarinë e akademik Rexhep Qosjes, i cili sot u nderua me çmimin e veçantë, “Letërsia Shqipe”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se ndonëse i shtyrë në moshë, Qosja sërish vazhdon të krijoi tingullin e bukur “kur prek shkronjën e re për të krijuar fjalën e fjalisë së fundit”.

“Ngjitja në mendim është thellim. Kështu e kam përshtypjen kur eci përpjetë shkallëve të mbushura me libra. Ky nuk është trillim. Në një shtëpi në Velani, shkallët e kateve brenda, nuk kanë mbajtëse normale. Në vend të parmakëve, ka libra. Nëpër shkallë, mali i librave krijon bibliotekën. Muret nëpër shkallë të mbushura me piktura. I rrëmbyer nga to, duke i ngjitur dy katet, në fund, të shfaqet një tjetër bibliotekë. Nga antikiteti deri te më bashkëkohorët. Nga veprat e humbura të Eskilit deri te gërmat e fundit që një poet i ri, diku në botë sa i bëri varg. Letërsi e histori, filozofi e art, sociologji e shkencë. I humbur në atë hapësirë të mbuluar me libra rreth e përqark, në qoshe të dhomës, përballë dritares, një makinë shkrimi. Në të, ulur një burrë me mjekër të bardhë, syzet e trasha dhe që po shkruan ende. I shtyrë në moshë, ai sërish vazhdon të krijoj tingullin e bukur kur prek shkronjën e re për të krijuar fjalën e fjalisë së fundit. Ky është Akademik Rexhep Qosja, veprimtar e politikan, historian letërsie e kritik letrar, shkrimtar e publicist, kandidati për Çmimin Nobel për Letërsi, e, sot i nderuar me çmimin e veçantë të vendit tonë, “Letërsia Shqipe”, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, shkruan Kurti.

Kryeministri ka renditur një nga një veprat që akademik Rexhep Qosja i ka shkruar ndër vite, të zhanreve historiko-letrare, publicistike, polemike si edhe veprat e përkthyera në gjuhë të huaja.

Gjithashtu lexoni:

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Kosova News 18/03/2025 18/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?